“Engjëlli im”/Mbesa e kryeministrit Rama publikon foton e rrallë me gjyshe Anetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëna e kryeministrit Rama ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të shtune, duke lënë një boshllëk të madh në zemrat e të afërmve të saj.

Krahas kryeministrit, ka qenë Kristi, vajza e Olsi Ramës, ajo që ka publikuar së fundmi një foto ku shfaqet në krahët e gjyshes së saj të ndjerë, Anetës.

Përkrah fotos së publikuar në rrjetet sociale, Kristi shkruan: “Engjëlli im”.

Aneta Rama u nda nga jeta të shtunën e 1 gushtit, në moshën 82-vjeçare.

Një ditë më parë një dedikim prekës për të ëmën ka bërë edhe vetë kryeministri Rama.

Përveç vuajtjes së madhe që të jep humbja e një personi kaq të shtrenjtë Rama zgjedh të theksoi se ai është i mbushur plot me dashurinë që ndau me të./Bl.Ba/Fjala.al

 

View this post on Instagram

 

Mund të derdhësh lot pse iku Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me të Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara… ***Edhe në emër të familjes sonë lejomëni t’ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm. Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t’ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t’i kenë nënat sa malet dhe t’i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurrueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit?

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Të fundit

1212 – Zjarri i Madh i Londrës që shkrumboi qytetin mesjetar

Në vitin 1212, Londra u përfshi nga një zjarr katastrofik, i cili konsiderohet një nga më të mëdhenjtë dhe...

Ndryshon skema kombëtare e bujqësisë për 2025, shtohen masa të reja financimi

Nga dhënia e mbështetjes për financimet e sistemeve të ujitjes në pemëtore, ullishte apo vreshta, deri te dhënia paraprake e financimit prej 30% nëse...

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe përgjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive. Sipas...

Sa “super pensionistë” ka Shqipëria?

Në Shqipëri jetojnë 364 qytetarë që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se nga këta, 301 janë...

“Salianjin, nuk e pritën demokratët”/ Berishës i interesonte që ai të mbahej në burg

Ish anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko thotë Ervin Salianjin, nuk e pritën demokratët në PD, pas lirimit të tij nga burgu. Në emisionin...

Lajme të tjera

Web TV