Prokuroria përfundon hetimet për Vladimir Gjutën, ja për çfarë akuzohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen ndaj Vladimir Gjutës.

Ndaj tij, organi i akuzës ka ngritur dy akuza, atë të kanosjes dhe goditjes për shkak të detyrës së punonjësve të Burgut 313.

Ngjarja ka ndodhur në janar të këtij viti ku sipas dosjes së akuzës Gjuta ka fyer, sharë dhe kërcënuar 6 punonjës së policisë së burgjeve.

Kërkesa e prokurorisë, tashmë është dërguar në gjykata dhe në ditët në vijim do të zhvillohet seanca paraprake, ku togat e zeza do të vendosin nëse do ta pranojnë kërkesën e prokurorisë apo jo për të marrë si të pandehur Vladimir Gjutën.

Kallëzimi ndaj tij, për këtë rast është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Gjuta është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ai njihet si një ndër personat problematik, pasi kohët e fundit ai është arrestuar për dhunë në familje.

Ndërsa më parë ka qenë hetuar për tritolin e vendosur në farmacinë e babait të ish-ministrit Saimir Tahiri, akuzë për të cilën fitoi pafajësi.

Në shkurt të këtij viti, Gjuta u arrestua pranë selisë së Partisë Socialiste në Tiranë me pistoletë në brez. Përveç armës së zjarrit, 40-vjeçarit iu gjet një sasi e konsiderueshme parash në valutë të huaj./Fjala.al/Ke.Ba

 

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV