58 vite nga vdekja e Marilyn Monroe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si çdo 5 gusht (megjithëse Wikipedia thotë se 4-ta), edhe këtë të mërkurë varri i Marilyn Monroe pritet të mbushet me lule, kujtime dhe vizita e atyre që kanë kontribuar për ta bërë atë një ikonë të përjetshme.

Aktorja më e famshme e të gjitha kohërave ndërroi jetë në moshën 36 vjeç, në orët e para të 4-5 gushtit 1962.

Në jetë, ajo vetë ishte përgjegjëse për të mohuar disa nga informacionet që u botuan për jetën e saj. “Gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra”. Me atë frazë, ylli përmblodhi atë që mendonte për gjithçka që ishte botuar në media.

Kështu i tha ajo George Barris, një mik dhe fotograf, gjatë rrjedhës së disa bisedave që mori formën e një libri që u botua në vitin 2016.

Shumë njerëz kanë menduar se përse Marilyn e ka kapërcyer pengesën e kohës, pse supozohet se është ikona e seksit të një kohe, apo pse ajo është pafundësisht e njohur se aktoret e tjera të asaj epoke të artë ’të Hollivudit.  Sara Montiel, një mike e saj ishte shumë e qartë në atë që kishte thënë: “Ajo kishte një personalitet të fortë”.

Marilyn Monroe u gjend e pajetë në shtratin e saj më 4 gusht 1962. Ndër dekada, vdekja e saj është shoqëruar me hije dyshime dhe mendime nga më të ndryshmet.

Një ditë pas ndarjes nga jeta, mjeku ligjor i zonës deklaroi asokohe se Marilyn kishte vdekur si pasojë e një mbidoze me antidepresantë, shkrua kultplus.

Në vitin 1975, një revistë amerikane ngriti pikëpyetje mbi ngjarjen e bujshme duke shtruar tezën se vdekja e saj, s’kishte qenë vetëvrasje. Ende sot nuk dihet nëse Marilyn u vetëvra, apo e vranë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

GJKKO shpall vendimin për 10 të pandehur! Mes të dënuarve edhe Sonila Qato

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen...

I mungon vetëm një lojtar, Guardiola e gjen te Barcelona për 80 mln euro

Pas largimit përfundimtar të Kyle Walker dhe mungesës së besimit te mbrojtësit e djathtë aktual që ka në ekip, Pep Guardiola duket se e...

Dy makina përplasen në Dimal, plagosen dy fëmijë të mitur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy fëmijëve ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Dimal. Aksidenti ndodhi në zonën e quajtur Parku i qytetit,...

Merr flakë mjeti në autostradën Lushnje-Fier

Një mjet është djegur teksa ishte në ecje në autostradën Lushnje -Fier në afërsi të pushimit të shoferit. Mjeti tip Ford është djegur totalisht ndonëse...

Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Denis Bajri është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të...

Lajme të tjera

Web TV