Horoskopi për sot, e martë 4 gusht 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është horoskopi për ditën e martë 4 gusht 2020. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Në dashuri duhet të mundoheni që të ruani qetësinë. Jeni në pritje të diçkaje që vonon të vijë dhe kjo gjë ju acaron. Në punë, gjërat nuk do të ecin siç dëshironi, pasi ka probleme dhe vonesa.

Demi

Bëni mirë që të mos përfshiheni në polemika, nëse keni probleme me partnerin/en. Nuk dëshironi dhe nuk mundeni që të humbni kohë. Bëni mirë që të shmangni sa më shumë zënkat.

Binjakët

Pavarësisht se mund të ketë diskutime në dashuri, dita është pozitive sa i takon ndjenjave. Puna paraqitet mjaft mirë, ku do të ketë zhvillime pozitive por edhe ndryshime.

Gaforrja

Jeni të tensionuar dhe nervoz. Në dashuri mund të përfundoni në debate lehtësisht. Bëni mirë që të merrni një periudhë pushimi edhe nga puna, në mënyrë që të shmangni komplikimet e mëtejshme.

Luani

Në dashuri mund të ketë debate, por do të kalohen lehtësisht. Gjithsesi do të jeni shumë nervoz dhe konfliktual. Edhe në punë do të jeni të tensionuar.

Virgjëresha

Bëni mirë që të sqaroni çdo gjë që nuk funksionon në dashuri. Humori juaj do të jetë i luhatur, ndaj mundohuni që të mos humbni toruan. Nëse keni një punë tuajën, ky është një moment i mirë për biznes.

Peshorja

Dashuria paraqitet mjaft mirë, qoftë për ata që janë çift, edhe për ata që janë vetëm. Nuk përjashtohet mundësia që të bëhen takime interesante. Mundohuni që të mos mposhteni nga pesimizmi dhe merrni gjithë kohën që ju duhet për të bërë gjërat.

Lexo edhe :  Shenjat e horoskopit që ndjejnë erën e tradhtisë nga një milje larg

Akrepi

Kjo është një periudhë mjaft e komplikuar për dashurinë, ku mjaft të favorizuara nga ana tjetër do të jenë të favorizuara historitë rastësore. Çështjet financiare do ju shqetësojnë, por shumë shpejtë situata do të përmirësohet.

Shigjetari

Problemet në raportin në çift do të përmirësohen dhe gjërat do të ecin më mirë. Mundohuni që të shoqëroheni nga njerëz pozitiv dhe largohuni nga negativiteti. Shumë shpejt në punë, gjërat do të ecin më mirë, në sajë të ndikimit pozitiv të Saturnit.

Bricjapi

Gjatë kësaj periudhe mundohuni që të mos debatoni me partnerin/en. Duhet të përpiqeni që të kuptoni se çfarë dëshironi që të ndryshoni në jetën tuaj dhe gjeni mënyrën për ta bërë. Sfera profesionale paraqitet mjaft mirë, ku do të ketë edhe përmirësime.

Ujori

Nëse në ditët e kaluara keni pasur probleme në dashuri, nuk do të vonojë përmirësimi. Në punë duhet kujdes dhe energji. Mos u dekurajoni dhe nëse ka diçka që duhet ndryshuar, duhet të filloni.

Peshqit

Ditët në vijim, duhen shfrytëzuar më së miri për të diskutuar çështje të rëndësishme për dashurinë. Mund të gjeni një zgjidhje lidhur me problemet ligjore dhe paratë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Përplasi me makinë punonjësin e Ministrisë teksa kalonte rrugën, arrestohet shoferi

Është arrestuar 62-vjeçari i cili një ditë më parë përplasi para Ministrisë së Jashtme një prej punonjësve të ministrisë,...

Putin takon emirin e Katarit, kritikon mbështetjen turke për opozitën siriane

Gjatë një takimi në Moskë me emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, presidenti rus Vladimir Putin bëri një deklaratë të fortë me...

Andrew Tate i dhurohet një Tesla Cybertruck me targa shqiptare

Influencuesi britaniko-amerikan, Andrew Tate, ka qenë një nga emrat më të diskutueshëm të viteve të fundit. Ai së bashku me të vëllanë janë të përfshirë...

Portreti që tronditi botën shpallet Fotografia më e Mirë e shtypit Botëror për vitin 2025

Një portret prekës i një djali të vogël nga Gaza, që po rikuperohet nga plagët e luftës, është shpallur Fotoja e Vitit nga World...

A mund të ndikojë Giorgia Meloni tek Trump në interes të BE?

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ishte e pranishme në ceremoninë e inagurimit të presidentit Trump në detyrë, si e vetmja kryetare e një qeverise të...

Lajme të tjera

Web TV