Mbyllet sezoni, 7 ekipe shqiptaret të Ligës së Evropës projektojnë kundërshtaret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përvijohen kundërshtaret e shqiptareve në Ligën e Evropës. Kukësi, Teuta dhe Laçi, por edhe Shkëndija e Tetovës, Shkupi dhe Prishtina e Gjilani presin shortin.

Me mbylljen e sezonit thuajse anembanë kontinentit të vjetër, një sezon i rallë që zgjati thuajse një vit kalendarik për shkak të epidemisë së shkaktuar nga virusi “Covid-19”, ka bërë që të përcaktohen edhe verdiket e veprimtarive kombëtare, duke përvijuar kështu edhe betejat e mundshme.

Kështu, 3 ekipet shqiptare që kanë siguruar të drejtën për të marrë pjesë në turet eliminatore të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit, Ligës së Evropës, kanë tanimë një tablo të përafërt të atyre me të cilët mund të përballen në turet eliminatore tës saj. Kështu, disa nga kundërshtarët e mundshëm të Kukësit, por edhe të Shkëndijës së Tetovës në turin e parë eliminator të Ligës së Evropës janë Sllavia e Sofies, Botoshani, Levadia e Talinit, MSK Zhilina, Zheljeznjiçari i Sarajevës, Akademia Pushkas, Shkupi, Banja Luka, Inter Turku, Vikingur i Rejkjavik, etj.

Ndërkohë, disa kundërshtarë të mundshëm të Laçit, Teutës dhe Shkupit: Vaduzi, Leh Poznani, Shkendija e Tetotës, APOEL-i i Nikozisë, Steaua e Bukureshtit, Maribori, Dinamo e Minskut, Aberdini, Kairati i Almatisë, Valeta, Ventspils, CSKA e Sofies, Sutjeska e Niksiçit, Honvedi i Budapestit, Makabi i Haifas dhe Beitari i Jeruzalemit. Kurse kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës dhe Gjilanit në fazën paraeliminatore të Ligës së Evropës janë Linkoln Red Imps, Santa Koloma, Torshavni, Tre Pene, NSI Runaviku, UE Engordani dhe St. Xhozefs.

/Fjala.al

Të fundit

Rusia bllokon thirrjet përmes WhatsApp dhe Telegram

Autoritetet ruse kanë njoftuar se po kufizojnë “pjesërisht” thirrjet përmes aplikacioneve të mesazheve Telegram dhe WhatsApp, hapi i fundit...

“Vetëm valixhja na ka mbetur”/ Shqetësimi i serbëve përballë unitetit shqiptar

Nga Sandra Cvetkoviq, REL Svetozari nga Graçanica, pranë Prishtinës, u nis të enjten në mëngjes drejt komunës në përpjekje që të regjistrohet. Ai e bëri këtë nga...

Arben Malaj vijon “sherrin” me Myslym Murrizin: Më kërcënove me bandat e Fierit!

Nuk resht sherri në distance ndërmjet ish-ministrit të Financave Arben Malajt dhe ish, nënkryetarit të Kuvendit, Myslym Murrizi. Të cilët sot kanë vijuar disa...

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

Rusia ka futur Reporterët pa Kufij në listën e “organizatave të padëshirueshme”, që në praktikë nënkupton se këtij vëzhguesi të mediave i ndalohet operimi...

Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë

Erald Xhejo dhe Enedio Guri ishin konfliktuar një ditë më parë, teksa e enjtja do rezultonte fatale për njërin prej tyre. Dy 14-vjeçaret u takuan...

Lajme të tjera

Web TV