OKB: Koreja e Veriut ka armë bërthamore, që mund t’i lëshojë me raketa balistike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht nga sanksionet ndërkombëtare, Koreja e Veriut ka ndjekur programin e armëve bërthamore. Sipas një raporti të OKB-së, Pheniani ka zhvilluar armë të vogla bërthamore që mund të lëshohen me raketa balistike.

Koreja e Veriut po përparon në zhvillimin e armëve bërthamore. Disa vende besojnë se regjimi koreanoverior “ka krijuar ndoshta pajisje të vogla bërthamore” që futen në pjesën bërthamore të raketave balistike. Kjo rezulton nga një raport konfidencial i OKB-së, përmbajtja e të cilit është konfirmuar nga qarqet diplomatike. Vendet nuk janë specifikuar në dokument.

Dokumenti i panelit të ekspertëve të Kombeve të Bashkuara për respektimin e sanksioneve kundër Koresë së Veriut thekson se vlerësimet bazohen në informacionet e një vendi anëtar. “Republika Demokratike Popullore e Koresë po vazhdon programin e saj bërthamor, përfshirë prodhimin e uraniumit shumë të pasuruar dhe ndërtimin e një reaktori eksperimental të ujit të lehtë”, thuhet më tej në raport.

Bisedimet bërthamore kanë ngecur që nga viti 2019

Nuk është sekret se sundimtari i Koresë së Veriut, Kim Jong Un po synon të prodhojë armë bërthamore. Vetëm disa ditë më parë, gjatë një fjalimi, ai e bëri të qartë se sheh një garanci sigurie në arsenalin bërthamor të vendit të tij. “Falë frikësimit tonë të besueshëm dhe efektiv bërthamor për vetëmbrojtje, në këtë vend nuk do të ekzistojë më fjala luftë,” e cituan atë mediet shtetërore në fund të korrikut.

Kim Jong Un dhe Donald Trump nuk ranë dot dakord në shkurt 2019 në Vietnam për një plan kohor për çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut

Çarmatimi bërthamor i gadishullit korean ishte çështja qendrore në disa raunde bisedimesh midis Uashingtonit dhe Phenianit. Bisedimet dypalëshe bërthamore kanë ngecur që nga takimi i dështuar i presidentit amerikan Trump me Kim-in në shkurt 2019 në Vietnam. Të dyja palët nuk mundën të bien dakord për një plan kohor për çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut dhe kompensimet e Uashingtonit./DW

Të fundit

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta. Bash në stinën...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Lajme të tjera

Web TV