Një tjetër zjarr ka rënë në sipërfaqet pyjore të Shqipërisë.
Së fundmi një zjarr raportohet në Hekal të Mallakastrës, në një faqe kodre ku janë djegur ullinjtë.
Përveç ullinjve, janë djegur edhe sipërfaqe me vreshta, shkurre etj.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë një zjarrfikëse.
Terreni i vështirë dhe era e fortë ka favorizuar zjarrin.
Ende nuk është përcaktuar shkaku se përse ka rënë ky zjarr./Fjala.al/Ke.Ba