Detaje të reja zbulohen nga vrasja e 57 vjeçarit në Gjirokastër (EMRI)

Detaje të tjera janë zbuluar nga vrasja e 57 vjeçarit në Gjirokastër i cili u gjet i pajetë në automjetin e tij në aksin rrugor Poliçan-Suhë.

Bëhet me dije se viktima është Gëzim Saraçi banues në Gjirokastër. Ai ka qenë duke udhëtuar me një person tjetër me të cilin dyshohet se janë konfliktuar dhe bashkudhëtari e ka goditur me mjete të forta Saraçin duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë policia bën me dije se po punon për të zbardhur ngjarjen e plotë ndërsa janë vënë në kërkim të autorit./Re.Gu/Fjala.al