Mjeku denoncon: Shteti ofron falas vaksina nga India, në farmaci gjen cilësoret

Mjeku Roland Shuperka ka bërë një denoncim porsa i përket vaksinës kundër gripit. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Shuperka shkruan se në farmaci vaksine gripi perëndimore cilësore, falas vaksinë Indiane.

Mjeku shkruan se qytetarët kanë të drejtën e informimit për vaksinën e gripit që do tu ofrohet falas.

Mes të tjerash mjeku pyet pse parapëlqehet të blihet vaksinë Indiane kur në Tiranë janë dy përfaqësitë e kompanive më me emër në Evrope në fushën e prodhimit të vaksinave, këto kompani po prodhojnë edhe vaksinën për Covid 19.

Postimi i plotë i mjekut Roland Shuperka

Diskriminim shtetëror:

Në farmaci vaksinë gripi perëndimore cilësore, falas vaksinë Indiane.

Mbulimi vaksinal ndaj gripit është pjesë e paketës së kujdesit shëndetësor parësor dhe ofrohet #falas për kategoritë e rrezikuara të përcaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

Qytetarët kanë të drejtën e informimit për vaksinën e gripit që do tu ofrohet falas dhe konkretisht:

Ku është prodhuar vaksina e blerë, numri total i vaksinave, çmimi për njësi dhe informacion mbi efektivitetin e vaksinës. Fondi sigurohet nga buxheti i shtetit.

Del pyetje: Përse parapëlqehet të blihet vaksinë Indiane ?

Në Tiranë janë dy përfaqësitë e kompanive më me emer në Evrope në fushën e prodhimit të vaksinave, këto kompani po prodhojnë edhe vaksinën për Covid 19./la.mi/Fjala.al