Moti i keq në jug/Furtuna zë një familje, gruaja dyshohet të jetë mbytur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i keq ka përfshirë vendin mesnatën e sotme dhe reshje e dendura të shiut kanë bërë që një familje të rrezikojë jetën.

Burime bëjnë me dije se Robert Rama, 50 vjeç, së bashku me bashkëshorten dhe djalin 25-vjeçar kanë dalë mëngjesin e sotëm për të mbledhur rrjetat me një mjet lundrues të vogël.

Por, dallgët e forta kanë bërë që ata të bllokohen në shpellën e Pëllumbave. Policia e Himarës raporton se policia kufitare dhe mjete të tjera kanë shkuar për të ndihmuar familjen.

Pavarësisht kësaj ndërhyrje, deti me dallgë rrezikon jetën e familjes. Deri më tani, gruaja rezulton e humbur.

Dyshohet se bashkëshortja e 50-vjeçarit ka rënë nga barka. Nuk dihet ende nëse gruaja ka arritur t’i mbijetojë dallgëve të detit, ndërsa policia ka arritur të shkojë tek dy pjesëtarët e tjerë të bllokuar në shpellë./Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV