Ekzekutuan taksistin në Fushë-Prezë/Si u zbuluan autorët nga policia, çfarë i “tradhëtoi” (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sajmir dhe Arsil Shera, janë dy vëllezërit e arrestuar në Tiranë nga policia për vrasjen e taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e të hënës, ku vëllezërit vranë me kallashnikov taksistin, trupi i pajetë i të cilit u gjet pak metra larg mjetit të tij.

Siç raporton policia, njëri prej vëllezërve, 32-vjeçari Sajmir Shera, ka qenë i dënuar më parë, ndërkohë që iu është sekuestruar edhe mjeti me të cilin kanë kryer krimin.

Burime bëjnë me dije se prova më e fortë që implikon atë dhe vëllanë e tij Arsil Shera në këtë krim, është pikërisht automjeti i tyre ku ka rënë edhe gëzhojat e 7 plumbave me të cilin ekzekutuan viktimën.

Ata kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen, ndërsa pritet të merren sërish në pyetje gjatë ditës së sotme.

Policia dyshon se konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta, por nuk përjashtohet pista se ata mund të jenë edhe vrasës me pagesë.

Njëri nga dy vëllezërit dyshohet të ketë shkrepur armën, ndërsa tjetri ka qenë në rolin e shoferit.

Gjatë operacionit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe mjetin që kanë përdorur dy vëllezërit për të kryer krimin.

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Shqiptarët “të çmendur” pas makinave të luksit, mësoni sa prej tyre qarkullojnë në rrugë

Nga Ferrari te Rolls-Royce, bashkë me Lamborghini-t e Maserati-t ku nuk mungojnë as Bentlly-t e Cadillac-ët, shqiptarët, ata të...

Rama: Trefishim të kapaciteteve laboratorike në ISHP sipas standardeve të BE-së

Korpusi i laboratorëve të referencës pranë Institutit të Shëndetit Publik është një hapësirë moderne prej 2900 m², e cila po ndërtohet me buxhetin e...

Çfarë kanë në tru njerëzit e pushtetshëm?

Vuajtja nga çrregullime psikike mund t’i bëjë liderët më të përshtatshëm për të qeverisur. Fjalë e psikiatrit Nassir Ghaemi, i cili “ul në divan”...

Gjykata Kushtetuese rrëzon PD për mandatin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD, e cila kërkoi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, të cilin e akuzon se përmes bizneseve...

Zbulohet kostoja e operacionit të Kris Jenner, i cili e “rinoi” 30 vjet!

Edhe pse procedura e saktë që e “rinoi” Kris Jenner me 30 vjet ende nuk është zbuluar, People raportoi se ndërhyrja është bërë nga...

Lajme të tjera

Web TV