Llogaritë e mediave “të lidhura me shtetin” do të verifikohen nga Twitter

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania Twitter tha se do të fillojë etiketimin e llogarive të mediave “të lidhura me shtetin” dhe do të ndërmarrë hapa të tjerë për të kufizuar përhapjen e fushatave për ndikim, të udhëhequra nga qeveritë.

Gjiganti i mediave sociale me qendër në San Francisko shpalli masat e reja në një deklaratë të lëshuar më 6 gusht.

Kompania tha se do të shtonte etiketime në llogari, dhe se gjithashtu nuk do t’i bëjë të dukshme përmes sistemeve të rekomandimit të saj, shumë nga llogari të tilla.

“Për dallim nga media e pavarur, mediat e lidhura me shtetin, shpesh i përdorin këto llogari si një mjet për të përparuar një agjendë politike. Ne besojmë se njerëzit kanë të drejtë të dinë, kur një llogari është e lidhur direkt ose indirekt me një aktor shtetëror”, tha Twitter.

Njoftimi i Twitter vjen disa muaj pasi një veprim të ngjashëm e kishte marrë edhe kompania tjetër, Facebook, i cili filloi etiketimin e përmbajtjes nga media, politika editoriale e të cilave kontrollohet nga qeveritë.

Menjëherë pas njoftimit, llogaritë në Twitter që i përkisnin disa organizatave të mediave ruse kishin etiketimet e reja.

Një etiketë u vendos në llogarinë në gjuhën angleze në Twitter, të mediumit RT, një rrjet televiziv i financuar nga qeveria ruse, i njohur më parë si Rusia Sot, dhe një etiketë në gjuhën ruse iu bashkangjit agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

Lëvizjet e dy prej kompanive më të mëdha të mediave sociale në botë vijnë mes shqetësimeve për fushatat e qeverive që synojnë të ndikojnë në zgjedhje./rel/

/la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Nico Williams mashtroi Barcelonën! Klubi tani i rikthehet fiksimit të vjetër

Për të dytën verë rresht, Nico Williams "gënjen" Barcelonën dhe në fund vendos të rinovojë më Athletic Bilbao. Kur...

Delvinë/ Çobani rezulton dy ditë i zhdukur pa gjurmë

Një 52-vjeçar ka denoncuar dje në Policinë e Delvinës humbjen pa gjurmë prej dy ditësh të kolegut të tij 48-vjeçar. Policia e Vlorës njoftoi sot...

14-vjeçarja shqiptare mund serben në karate, shpallet Kampione Bote

Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë për të Rinj, e zhvilluar në Kroaci nga 26...

Punëtori bie nga lartësia duke montuar tendën e diellit, nën akuzë pronari i karburantit

Pronari i një karburanti në Delvinë është marrë nën akuzë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi ditën e djeshme, duke punuar...

Athinë, përplasen dy autobusë, 54 persona të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e 54 personave ka ndodhur në Athinë. Mësohet se dy autobusë janë përplasur në një stacion. Sipas raportimeve, shoferi i...

Lajme të tjera

Web TV