Protestë kundër dhunës ndaj grave në Stamboll -VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qindra gra kanë dalë nëpër rrugët e disa qyteteve turke për të kërkuar dhënien fund të dhunës në baza gjinore, dhe që Turqia të vazhdojë të jetë anëtare e një marrëveshjeje ndërkombëtare kundër këtyre sulmeve.

Teksa kanë protestuar, ato janë dëgjuar edhe duke thënë, “Burrat grushtojnë dhe shteti i mbron ata”, si dhe kanë mbajtur edhe mbishkrime me emra të grave të vdekura.

Sipas raportimeve të mediave, përgjatë protestave janë kryer disa arrestime.

Dhuna ndaj grave është e përhapur në Turqi.

Vdekja e 27-vjeçares, Pinar Gultekin, në muajin korrik, ka nxitur lëvizje që është përkrahur në shumë vende të punës kundër vrasjeve që shënjestrojnë gratë.

Në këto protesta është kërkuar edhe ruajtja e Konventës së Stambollit, marrëveshje ndërkombëtare nga e cila dëshiron të dalë Turqia.

Ky traktat, i zhvilluar nga Këshilli i Evropës, synon të krijojë kornizë ligjore për të parandaluar dhe për të luftuar dhunën ndaj grave dhe dhunën familjare.

Sipas grupit, “Ne do ta ndalim femicidin”, 474 gra janë vrarë nga burrat në Turqi vetëm vitin e kaluar.

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Tifozët e Jagiellonias mbërrijnë në Tiranë, fotoja e parë e huliganëve polak

Dinamo do të presë sot Jagiellonian në stadiumin “Air Albania”. Do të duhet një mrekulli përballë polakëve, pasi takimi...

Gjumi i rrezikshëm i politikës kosovare

Enver Robelli Ndërsa klasa politike e Kosovës është futur në një tunel të gjatë të polarizimeve ekstreme, shoqëruar nga një propagandë e pandërprerë akuzash e...

Fejohet djali i madh i Michael Jackson

Prince Jackson, djali më i madh i Michael Jackson, ka njoftuar fejesën me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Molly. Ai e ndau...

1.4 trilionë lekë kursime, shqiptarët ruajnë edhe pas pushimeve

Pavarësisht pushimeve të verës, shqiptarët janë treguar më dorështrënguar në shpenzimet e tyre, duke kursyer kështu më shumë para. Përveç parave nën “dyshek”, rreth...

Shorti i Champions, Leverkusen tallet me United: Shpresojmë mos të përballemi me Grimsbyn

Grimsby surprizoi dje Manchester United duke e eliminuar përmes penalltive nga Kupa EFL. “Djajtë” u bënë objekt tallje nga bota e futbollit. Sot ishte radha...

Lajme të tjera

Web TV