Beirut/ Foshnja erdhi në jetë teksa shpërthimi goditi sallën e lindjes (FOTO+VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht sa kolosale mund të jenë pasojat e shkatërrimit, jeta vazhdon dhe mrekullitë ndodhin. Një e tillë ka ndodhur dhe në Beirut, Liban.

George ka lindur më 4 gusht në 7.10 pasdite, menjëherë pas shpërthimit. Fëmija lindi midis mbeturinave të ambienteve të maternitetit të Spitalit Saint George, i cili ndodhet disa kilometra larg vendit të shpërthimit.

https://www.facebook.com/edmondkhnaisser/videos/10159118447459131/

Një video, e filmuar nga babai i të porsalindurit, tregon momentin në të cilin nëna transportohet në dhomën e lindjes: papritmas muret dridhen dhe dritaret prishen. Për fat të mirë, George, i cili mori emrin e spitalit, është mirë.

https://www.facebook.com/edmondkhnaisser/posts/10159118501194131

Ishte çmenduri! Unë nuk mendoja se do të dilnim të gjallë. Kështu shkroi babai i George në Facebook, i cili më pas falënderoi stafin e kujdesit shëndetësor për punën e jashtëzakonshme që ata bënë dhe informoi të afërmit se nëna dhe fëmija janë mirë./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Zjarr masiv në veriperëndim të Spanjës, dhjetëra fshatra nën kërcënimin e flakëve

Zjarret shkrumbuan 30,000 hektarë të Spanjës perëndimore në më pak se 24 orë, treguan të dhënat satelitore të martën,...

Arjan Ndoja mbetet deputet/ Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e Andia Ullirit

-Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë padinë e Andia Ullirit dhe për rrjedhojë mandati i gjashtë i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit do t’i...

Rama ndan fotot: Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat

Kërkimet arkeologjike kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV para erës sonë në Bushat të Shkodrës.Lajmi u bë publik nga kryeministri...

Aksident me tre të plagosur në Ksamil, turku me motor përplas italianin në trotuar

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e tre shtetasve të huaj është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës, rreth orës...

Kina po ndërton robotin që mund “të lindë” foshnja

Ekziston një robot për çdo gjë. Çfarë kohe për të jetuar – njerëzit po martohen me robotë të inteligjencës artificiale, dhe tani robotët së shpejti...

Lajme të tjera

Web TV