Kërcënohet SPAK? Ambasada e SHBA: Të lejohen të bëjnë punën e tyre, pavarësisht kush është i pandehur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e SHBA-së ka bërë një reagim të fortë lidhur me reformën në drejtësi, ku mbështet punën e prokurorëve dhe gjykatësve të SPAK-ut.

Në një postim në rrjetet sociale, në mesazhin e saj lë të nënkuptohet te oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit janë kërcënuar në kryerjen e punës së tyre.

Ajo bën apel që ata të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur.

“Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE.” thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Grabitet shtëpia e Michel Platini, 20 trofe zhduken nga vitrina e ish-kreu i UEFA-s

Michel Platini ka fituar tre trofe të "Topit të Artë" në vitet 1983, 1984 dhe 1985 me fanellën e...

Rama kritika bankave: Janë të prapambetura! Mjaft me vonesat në digjitalizim

Në përfundim të një takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë, mbajtur në qytetin e Beratit, kryeministri Edi Rama ka prezantuar përfundimet e këtij bashkëbisedimi,...

Tradhtoi gruan/CEO ia hedh fajin koncertit të Coldplay që e nxori në ekran me të dashurën

Andy Byron, CEO i kompanisë së teknologjisë “Astronomer”, ka bërë një status orët e fundit. Në një koncert të Coldplay në New York, ai u...

Aksionet e Ramës/ Kikia: Ligji mos zbatohet vetëm për fushatë, të kthehet në kulturë

Analisti Mentor Kikia foli lidhur me aksionet e Ramës në sigurinë ushqimore, ndërtimet si dhe në pushtetin vendor. Ai U shpreh se zbatimi i...

Nisin ditët më të nxehta të verës/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në fundjavë

Fundjava do të jetë me mot të nxehtë dhe të thatë. Temperaturat do të prekin nivelin e 40 gradëve në disa qarqe, ndërsa maksimumi...

Lajme të tjera

Web TV