Masakra në Pogradec/ Flet mjeku psikiatër: Autori përdorues droge, nuk pranonte mjekimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në lidhje me ngjarjen e rëndë në fshatin Buçimas në Pogradec ka folur edhe mjeku psikiatër Gentian Çala, i cili ka vizituar më parë  44-vjeçarin me probleme mendore, Olsi Çekiçi.

Ai shprehet se 44-vjeçari vuante nga çrregullimet mendore si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike dhe se nën efektin e tyre dhunonte anëtarët e familjes.

Mjeku psikiatër shprehet se autori nuk pranonte të merrte mjekime, ndërsa e ëma, e mbetur viktimë në këtë ngjarje, shkonte shpesh në qendrën e shëndetit mendor dhe kërkonte recetë për të birin.

“Autori i krimit vuante nga çrregullime mendore, të cilat kishin si shkak përdorimin e substancave narkotike. 44-vjeçari, nën efektin e narkotikëve dhunonte anëtarët e familjes. 44-vjeçari nuk pranonte të merrte mjekime.

E ëma shkonte shpesh në qendrën e shëndetit mendor dhe kërkonte recetë për të birin”, tha Gentina Çala, mjek psikiatër.

Familja Çekiçi ka hapur dyert e mortit, një ditë pas ngjarjes makabër të vrasjes së nënës 70-vjeçare nga i biri. Të afërmit e familjes kanë hapur dyert për të pritur vizitat, ndërsa shprehin dhimbjen për ngjarjen e rëndë.

Të afërmit shprehen se Firdes Çekiçi, 70 vjeç, ishte një ‘shpirt njeriu’, një grua mjaft e vlerësuar dhe e dashur në fshat, që fatkeqësisht jeta e saj u mbyll në një mënyrë tragjike nga dora e të birit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

KLP mblidhet për garën në Byronë Kombëtare, shefja Aida Hajnaj kërkon një mandat të dytë

Lufta e ftohtë që po ndodh brenda godinës së qelqtë për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, do të...

Dështimi i merkatos së Bayern do të shitet, Rummenigge pret 40 mln euro prej tij

Bayern e ka ndarë mendjen për merkaton e verës. Lojtari i parë që do të shitet do të jetë Joao Palhinha. Mesfushori ka dështuar...

11 maji, testohen pajisjet për identifikimin, KQZ garanton: Nuk ka shans për probleme

KQZ zotohet që në 11 maj, të mos shohim më problemet e zgjedhjeve të shkuara, ku shumë qendra votimi, përfshirë dhe atë ku votoi...

Ndërtoi pa leje, arrest me burg për ndërtuesin dhe ekspertin! Sekuestrohet hoteli

Prokuroria e Gjirokastrës ka caktuar masën "arrest në burg" për R.S., i akuzuar për ndërtim të paligjshëm të një hoteli në lagjen "18 Shtatori"...

Fushata elektorale, Rama takim me banorët e Petrelës: “Ju zgjodha sepse…”

Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon një takim me banorët në Petrelë, të Tiranës. Takimi po zhvillohet në kuadër të fushatës elektorale. Rama në nisje është...

Lajme të tjera

Web TV