Arrestohet në flagrancë i shtetasi me iniciale A.L., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në gjendje të dehur duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe është ngjitur në trotuar duke aksidentuar 4 këmbësorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Njoftimi i policisë
“Arrestimi i këtij shtetasit u bë pasi në rrugën “Llazi Miho”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l, ka humbur kontrollin e mjetit, dhe është ngjitur në trotuar duke aksidentuar këmbësorët : E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.”
Bo.Ba/fjala.al