Meta kthehet 29 vite pas, publikon pamje rrëqethëse: Koha për të ndërtuar Europën këtu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta publikon pamjet rrëqethëse të 29 viteve më parë, kur rreth 20 mijë shqiptarë u nisën drejt Italisë me shpresë për të gjetur lirinë e munguar nga regjimi komunist 45-vjeçar.

Mes të tjerash, Kreu i Shtetit thekson se ‘Në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, është koha të ankorojmë shpresën në vendin tonë dhe të përmbushim ëndrrën e çdo qytetari, për një Shqipëri si gjithë Europa!’

Mesazhi i Metës:

Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë.

Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.

Fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur.

Në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, është koha të ankorojmë shpresën në vendin tonë dhe të përmbushim ëndrrën e çdo qytetari, për një Shqipëri si gjithë Europa!

Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre!

Koha për ta ndërtuar Europën ketu!

Koha për t’i thënë KURRË MË çdo projekti izolues dhe shpopullues! ??/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pesë raste dhune në familje gjatë 24 orëve në Tiranë, arrestohen autorët

Pesë raste dhune në familje janë konstatuar gjatë 24 orëve në Tiranë. Njoftimi i plotë: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan...

Kishëza Sistine, si u ngrit një nga monumentet më të famshme të artit në botë

9 gusht 1483 Në vitin 1483, u përurua zyrtarisht Kishëza Sistine (Cappella Sistina), një nga monumentet më të famshme të artit dhe arkitekturës në...

Kur dhe ku do të takohen Trump dhe Putin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se të premten, më 15 gusht, do të zhvillojë një takim historik me...

Asgjë e re nga SPAK

Nga Ylli Manjani Lëshohen urdhër arreste për x persona.  Gjysmat e të arrestuarve janë nën arrest, pra në paraburgim për çështje të tjera. Kapen 3, dhe...

Situata me zjarret, Mbrojtja: 18 vatra zjarri të evidentuara, vijojnë aktive 7 prej tyre

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa 7 janë aktive. Aktualisht, janë aktive...

Lajme të tjera

Web TV