Zbulo si i ke punët në lidhjen tënde të dashurisë duke zgjedhur një përqafim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonjëherë, mjafton një përqafim i vetëm për të zbuluar shumëçka rreth partnerit tënd, rreth raportit tuaj aktual dhe si do të shkojë ai. Provoje veten tani! Zgjidh një përqafim dhe mësoje sesi i ke punët në çështjet sentimentale. Gati?

Përqafimi A
Ky konsiderohet si një përqafim i miqësisë! Nëse e zgjidhni, kjo tregon se ju e keni vështirë të hapni zemrën tuaj. Jeni shumë të kujdesshëm kur doni dhe gjithmonë i kushtoni vëmendje gjërave më të vogla. Besoni se pikat e vogla të përbashkëta me kalimin e kohës do të krijojnë dashuri të madhe. Për ju, dashuria nuk mund të jetë pa empati dhe mirëkuptim. Nëse ju pëlqen një person, prisni me durim që partneri juaj të njohë ndjenjat tuaja dhe t’i shpreh ato. Pra, nuk jeni ju e para që “hapni” zemrën!

Përqafimi B
Keni zgjedhur përqafimin e dashurisë me shikim të parë, duke dëshmuar se jeni një person jashtëzakonisht romantik dhe i ëmbël. Jeni shumë të apasionuar pas dashurisë, pasi dashuroheni me dikë nuk keni sy për askënd tjetër. Ky lloj përqafimi zbulon se ju jeni dikush qëe mund t’i zhvillojë lehtë ndjenjat e veta dhe mund të dashurojë dikë që prej kontaktit të parë. Me fjalë të tjera, ju jeni një person shumë i lehtë për t’u fituar.

Përqafimi C
Ky përqafim tregon se ju jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm kur bini në dashuri. Një ndjenjë e sigurisë është ajo që ju kërkoni gjithmonë. Kjo ju bën që të mosbesoni vazhdimisht për gjërat dhe njerëzit përreth jush. Ju e keni të vështirë të dashuroheni thjeshte vetëm sepse nuk besoni në gjetjen e një personi që ju jep sigurinë absolute që ju kërkoni.

Lexo edhe :  Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?

Përqafimi D
Ky përqafim tregon se ju mund ta gjeni lehtë ndjenjën e kënaqësisë dhe lumturisë në marrëdhënien tuaj. Mos u shqetëso! Mund të bësh gjithçka që të pëlqen në zemrën tënde dhe të ndjehesh i lirë të bësh çfarë të duash. Por edhe për këtë, ju keni tendencë të mërziteni dhe dëshironi të gjeni një person më interesant. Çdo individ ka mënyrën e tij të shprehjes së dashurisë, nga sytë, puthja apo përqafimi dhe kjo mund të tregojë anën e tij të sinqertë të karakterit. Ndaj, mos hezito të biesh në dashuri me një person të tillë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV