Dilemat e pandemisë/Sa është i sigurt udhëtimi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia COVID-19 ka izoluar shumë vende të botës për një periudhë, ka kufizuar shumë aktivitete, dhe ka ndryshuar shprehi të shumta të njerëzve.

Në kohën e pandemisë nuk ka siguri absolute për asnjë lloj udhëtimi, por nëse zbatohen masat e rekomanduara nga organizatat e specializuara për shëndetin publik, ato rrisin shkallën e sigurisë, thotë për Radio Evropa e Lirë, Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, njëherësh kontribuues i Manualit kundër përhapjes së infeksionit me COVID-19.

Sipas tij, përmbajtja e rekomandimeve siç janë ruajtja e distancës, vendosja e maskës në mënyrë të drejtë, dezinfektimi permanent i hapësirave, dezinfektimi i duarve dhe shmangia e kontakteve të afërme, e rrisin shkallën e sigurisë.

Sa është i sigurt udhëtimi me aeroplan?

Hoti tha se sa i përket udhëtimeve me aeroplan, Aeroporti i Prishtinës ka bërë pjesën e vet të udhëzimeve në Manualin për mbrojtje nga përhapja e sëmundjes, COVID-19, që shkakton coronavirusi dhe ka udhëzuar udhëtarët që të mbajnë distancën gjatë kontrolleve, ka udhëzuar sesi të sillen brenda aeroplanit, pra duke bartur maska dhe të zbatojnë me përpikëri rekomandimet që i ka dhënë personeli përgjegjës për mbikëqyrje të udhëtimeve.

Sa është i sigurt udhëtimi me autobus në kohë pandemie?

Hoti thotë se sa u përket udhëtimeve lokale me autobus, është rekomanduar që transporti publik të punojë me kapacitete të përgjysmuara dhe të ketë udhëtarë vetëm 50 për qind. Sipas tij, këto masa janë të gjeneralizuara që lidhen me maskën, distancën dhe higjienën dhe vlejnë për të gjitha kategoritë e personave që udhëtojnë.

Cilave kategori iu ndalohet udhëtimi?

Hoti thotë se nuk ka kategori të veçanta që u ndalohet udhëtimi, por rekomandohet që moshat e shtyra si dhe personat që kanë sëmundje kronike të shmangin fluturimet me aeroplan, ndërsa për ata që realizojnë udhëtime me mjete tjera transporti sugjerohet që në mënyrë të rreptë të zbatojnë tri masa që tashmë janë në fuqi, mbajtja e sigurt e maskës, sidomos në hapësira të mbyllura, mbajtja e distancës dhe higjiena.

Ajo çka është indikative në Kosovë, personave të moshuar dhe me atyre me sëmundje kronike u është rekomanduar të dalin në orët e hershme të mëngjesit dhe të shmangin pikun e ditës kur ka shumë njerëz në hapësira publike me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit.

Lexo edhe :  Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Çka thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë?

Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon që gjatë udhëtimit, të gjithë duhet të pastrojnë duart shpesh, të kolliten ose teshtijnë në një bërryl ose ind të përkulur dhe të përpiqen të mbajnë një distancë fizike të paktën një metër nga të tjerët. Udhëtarët duhet të ndjekin rekomandimet e autoriteteve të udhëtimit në lidhje me politikat në aeroport dhe në linjën ajrore për fluturimin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë sqaron edhe sesi mund të zvogëlojë ventilimi rrezikun e kontraktimit të coronavirusit në aeroplanë?

“Disa aeroplanë kanë sisteme të filtrimit të ajrit të kabinës të pajisur me filtra, HEPA, të cilët mund të largojnë shpejt viruset dhe mikrobet, duke minimizuar kohëzgjatjen e ekspozimit ndaj materialeve infektive të mundshme të prodhuara nga një kollë apo teshtitje. Sistemi i ajrit të kabinës është projektuar të funksionojë në mënyrë më efikase duke ofruar afërsisht 50 për qind të ajrit nga jashtë dhe 50 për qind të ajrit të filtruar, të ricikluar. Furnizimi me ajër është në thelb steril dhe pa grimca.

Ventilimi adekuat është vetëm një nga masat parandaluese për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të COVID-19. Masat e tjera të rëndësishme përfshijnë ruajtjen e distancës fizike të paktën 1 metër kur është e mundur, higjienën e shpeshtë të duarve dhe mbajtjen e maskës. Pasagjerët duhet të kontrollojnë me kompaninë ajrore dhe udhëzimet kombëtare ose lokale se kur dhe ku duhet të veshin një maskë gjatë fluturimit”.

OBSH-ja rekomandon se njerëzit e moshës 60 vjeç e lart, dhe ata me sëmundje të rënda kronike ose kushte themelore shëndetësore, duhet të përpiqen të shtyjnë udhëtimin, ose të marrin masa të posaçme dhe të mbajnë një maskë mjekësore për fytyrën vazhdimisht gjatë udhëtimit.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Bashkia Lezhë apel pushuesve në plazh/ Priten dallgë të mëdha, shmangni zonat e pasigurta

Strukturat e Bashkisë Lezhë dhe shërbimet e sigurisë në plazh kanë dhënë sot një paralajmërim për kushte detare të...

Po riparonte një mjet në guroren ku punonte, humb jetën 38-vjeçari në Mamurras

Një 38-vjeçar ndërroi jetë ditën e sotme në Mamurras pas një aksidenti në guroren ku punonte. Blutë bëjnë me dije ngjarja është regjistruar rreth orës 12:00 teksa...

Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër

Inflacioni në muajin qershor ka regjistruar nivelin më të lartë në 16 muaj. Gjate qershorit thotë INSTAT çmimet u rritën me 2.4%, dhe shkaku...

Piku i sezonit turistik, euro nis dobësimin përballë lekut/ Ja me sa po shkëmbehet

Piku i sezonit turistik në vend ka dhënë efektet e para në monedhën europiane. Nëse shohim të dhënat e Bankës së Shqipërisë vërehet se që...

Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë

Një djathë Cabrales i pjekur në një shpellë për 10 muaj, mori notat më të larta në një konkurs në Spanjë dhe fitoi një...

Lajme të tjera

Web TV