“Shuhet drita udhëheqëse”/ Ditmir Bushati humb babain (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PS-së, Ditmir Bushati ka ndarë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të babait të tij, Sulejman Hamza Bushati.

Ai ka ndërruar jetë në Boston, pas një betejë me një sëmundje të rëndë.

Ditmir Bushati i ka dedikuar disa fjalë të atit në një postim në rrjetet sociale ku shprehet se nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin.

“E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën.” shkruan ndër të tjera ish-ministri i Jashtëm.

Sulejman Hamza Bushati njihej si pjesë e Bushatlinjve prej brezash të tërë, një ndër fiset më të mëdha në Shkodër.

Ai ka qenë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Shkodrës, në vitet 1970-1974, me arsim të lartë. Më pas, i ndjeri Sulejman Bushati ka qenë edhe sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje. Babai i ish-ministrit të punëve të jashtme ka punuar në drejtorinë e bujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991.

Postimi i plotë i Ditmir Bushatit:

Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën.

E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën.

Prehu në paqe i shtrenti ynë!

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/ditmirbushati.al/photos/a.548960951884358/3088833591230402/?type=3&__tn__=-R

Të fundit

Açka zbulon projektin e mazhorancës: Po blen demokratët me vende pune

Flutura Açka ka zbuluar në Debat atë që ajo e quan dhe projektin e radhës së mazhorancës për të...

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.6 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro do të...

Transformimi digjital, zbardhet marrëveshja 44 milionë euro me BE!

Shqipëria hedh një tjetër hap drejt modernizimit dhe përputhjes me standardet e Bashkimit Europian. Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen me BE-në për transformimin digjital të vendit,...

Diell dhe temperatura të larta! Ja parashikimi i motit për sot

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë të kthjellët dhe me diell në të...

Lindja e një Kombi: Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

4 Korrik 1776 Më 4 korrik 1776, në qytetin e Filadelfias, u firmos një prej dokumenteve më të rëndësishëm në historinë moderne: Deklarata e Pavarësisë...

Lajme të tjera

Web TV