Shuhet trajneri legjendar në moshën 90-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Legjenda kolumbiane, Gabriel Ochoa Uribe, është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare. Një emër i njohur dhe i suksesshëm, si lojtar dhe trajner në vendin e tij.

Uribe e nisi karrierën si futbollist te America De Cali, pa i mbushur 18 vjeç dhe më pas kaloi te Millonaris. Katër tituj kampion dhe një kupë me këta të fundit, si lojtar.

Si trajneri, ish-portieri ishte edhe më i suksesshëm dhe shifrat e tij nuk i ka regjistruar askush. Karrierën si trajner e nisi në vitin 1958 dhe në dy periudha të ndryshme drejtoi edhe kombëtaren kolumbiane. Uribe, me Millonaros fitoi 6 herë titullin kampion, ndërkohë që u shpall kampion edhe me Santa Fe një herë.

Në vitin 1979 mori drejtimin e America de Cali, ku ai kishte nisur karrierën si futbollist dhe ia doli të fitonte 7 herë titullin kampion. Plot 14 tituj si trajner, Uribe është më i suksesshmi në ligën kolumbiane. Tani vajtojnë për të, pasi një ditë më parë u nda nga jeta.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Berisha nuk shkon në gjyq/ Avokati Hoxha: “Partizani” do zgjasë

Avokati Arbër Hoxha thotë se gjykimi për dosjen “Partizani” do të zgjasë. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News,...

“Noche Triste”, kur lakmia spanjolle u mbyt në gjakun e vet dhe solli Natën e Trishtuar

30 qershor 1520 Ka netë kur perandoritë përkulen, jo përballë ushtrive më të mëdha, por përballë krenarisë së atyre që mbrojnë shtëpinë. Në historinë e...

Kina në ofensivë teknologjike, Xi “ringjall” frymën e Maos

Në fillim të viteve 1950, ndërsa Partia Komuniste e Kinës përpiqej të rindërtonte vendin e shkatërruar nga luftërat, Mao Zedong, heroi revolucionar dhe udhëheqës...

Vijojnë protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës, hiqen barrikadat

Ka nisur heqja e barrikadave dhe normalizimi i trafikut në Serbi, pasi mijëra protestues antiqeveritarë bllokuan orët e para të ditës së sotme rrugët...

Deutsche Welle: Po ikin shqiptarët? Shikoni çfarë ndodh me Gjermaninë?

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në rajon. “Nuk ke problem të gjesh...

Lajme të tjera

Web TV