Kryedemokrati Lulzim Basha ndan një mesazh për lirinë, në 32-vjetorin e vrasjes së poetit disident Havzi Nela.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter-it Basha ka postuar kushtrimin e poetit, ndërsa e vlerëson si poetin e pavdekësisë.
Postimi i plotë
“Thoni: Desh, kërkoi lirinë,
Si skifter në fluturim,
Provoi prangat, t’errtë qelinë,
Për të mjerët, lëshoi kushtrim.
Thoni se: E qorroi terri
Thoni: Dielli nuk u ngrohu.
Thoni se: E trishtoi tmerri
E të shtypunit i tha: Çohu!”
Havzi Nela – Poeti i pavdekësisë./Bl.Ba/Fjala.al