Tomas Brdariç flet si “shkodran”: T’i futemi punës, pasi skuadra ka nevojë për përforcime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Ish-lojtari i Gjermanisë do të ndihmohet nga Plori, Osja dhe Lekiqi. Edhe Vllaznia ka zyrtarizuar trajnerin e saj të ri, që do të jetë ish-lojtari i njohur gjerman, Tomas Brdariç. 45-vjeçari është qartë për detyrën që e pret dhe atë që synon. Ish-futbollisti i njohur nuk ka vonuar të shpalosë mënyrën e punës së tij, ndërsa ka parashtruar kërkesat për bashkëpunëtorët dhe lojtarët e tij. Kështu, Tomas Brdariç është prezantuar të hënën si trajneri i ri i Vllaznisë, dhe, në konferencën për shtyp të mbajtur në Shkodër, drejtori sportic, Matko Djarmati, e ka vlerësuar lart ish-lojtarin e përfaqësueses gjermane.

Duke përshëndetur me disa fjalë në shqip, trajneri gjerman ka falënderuar për besimin që i është dhënë. “Jam i kënaqur që do të jem pjesë e Vllaznisë, – ka thënë ai fillimisht. – Shpresojmë të arrijmë objektivat që ka klubi për të kapur Kupat e Evropës. Kam disa ditë në Shkodër dhe kam parë gjithçka sa i përket klubi, terreneve. Uroj që bashkëpunim të jetë sa më i gjatë dhe i suksesshëm. Iu përgjigja pozitivisht ftesës së një klubi me emër si Vllaznia. Tani duhet t’i futemi punës, pasi skuadra ka nevojë për përforcime.”

45-vjeçari është qartë për detyrën që e pret dhe atë që synon. “Jam i sigurt, do të jemi gati për objektivat e sezonit që vjen, – ka theksuar Brdariçi. – Nuk kemi kohë të mjaftueshme, por do të fillojmë që sot me projektin që kemi. Do të provoj të ndërtoj një skuadër të suksesshme dhe të ecim përpara. Për çdo gjë nevojitet kohë. Duhet të kemi durim për ato që do të bëjmë këtu. Nuk është koha për fjalë të mëdha, por për punë.” Ish-futbollisti i njohur nuk ka vonuar të shpalosë mënyrën e punës së tij, teksa thotë: Përmbajtja është kryesore, edhe mënyra si do të punojmë.”

Lexo edhe :  Igli Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, zbulohen detajet e kontratës

“Unë kam ardhur për këto te Vllaznia, – ka vijuar gjermano-kroati. – Ajo që është kryesore, duhet besimi. Do provoj të ndryshoj, do të jetë energji e re për ju gazetarët, stafin që punon me mua. Gjëja kryesore është disiplina dhe besueshmëria reciproke. Me gjithë stafin tim, njerëzit që janë afër klubit, nëse punojnë me të njëjtën mënyrë si unë, jam i sigurt për suksesin në fund.” Po kështu ai ka parashtruar kërkesat për bashkëpunëtorët dhe lojtarët e tij. “Do të krijoj harmoni në skuadër, – ka premtuar Brdariçi. – Do të luajmë një futboll me tranzicion të shpejtë.”

“I kam shumë qejf lojtarët që luajnë për ekipin e jo për veten, – ka vijuar ish-lojtari i përfaqësueses gjermane. – Do të mbështes çdo njeri dhe lojtar në klub, që ka një filozofi pune si unë. Shpresoj të mendojnë të gjithë vetëm pozitivisht. Unë do të jap maksimumin, do transmetoj pozitivitetin dhe entuziasimin tim në klub, edhe te tifozët. Vllaznia prej 8 vitesh lufton për mbijetesë? E di ku kam ardhur, edhe se çfarë ka ndodhur përpara. Më besoni, nuk më intereson e kaluara. Çdo gjë do të jetë një rrugë e re.”/Fjala.al

Të fundit

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u bë në studion e A2...

PD kërkon pavlefshmëri për Kukësin, KAS merr vendimin për votimin nga jashtë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranoi dy nga pesë kërkesat e Partisë Demokratike gjatë shqyrtimit të ankimit të rezultatit zgjedhor për qarkun Kukës. Sipas vendimit,...

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, motoçikleta përplaset me shtyllën

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, një motoçikletë ku udhëtonin një çift bashkëshortësh u...

Lajme të tjera

Web TV