Me duar të lidhura prapa shpine dhe me maskë në gojë doli sot në gjykatë, Olsi Çekiçi i cili kreu krimin makabër duke i prerë kokën nënës së tij të moshuar, Firdes Çekiçi, 70- vjeçe.
Gjithçka ka nisur nga një konflikt verbal, e më pas autori ka marrë thikën e ka masakruar nënën e tij, ndërsa kokën ia ka varur tek porta e shtëpisë.
I divorcuar nga bashkëshortja, ai jetonte me nënën e tij dhe vajzën e tij 15-vjeçe. Mësohet gjithashtu se me ta jetonte dhe vëllai tjetër i Olsi Çekiçit, gjithashtu me probleme mendore.
Kjo e fundit ka parë që i ati, 44-vjeçari Olsi Çekiçi, po sulmonte me thikë gjyshen, Firdes Çekiçi, dhe ka njoftuar me telefon policinë, duke u larguar menjëherë nga banesa me një biçikletë nga frika.
Patrulla e Përgjithshme është nisur drejt adresës që iu ka dhënë adoleshentja, ku kanë gjetur autorin e krimit duke tentuar të vrasë të vëllanë, teksa e ëma kishte ndërruar jetë.
Ndërhyrja e menjëhershme e patrullës bëri që ngjarja të mos kishte përmasa edhe më të mëdha. Ndërkohë, mësohet se 15-vjeçarja, pasi ka dalë nga shtëpia, ka gjetur një patrullë policie dhe iu ka rrëfyer ngjarjen./Bl.Ba/Fjala.al