Hagia Sofia dhe keqpërdorimi i fesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk është se Stambollit i mungojnë xhamitë, përkundrazi. Tek rikthimi i Hagia Sofisë nga muze në xhami bëhet fjalë për diçka tërësisht tjetër, shkruan teologu dhe linguisti Alexander Görlach.

Prof. Dr. Dr. Alexander Görlach*

Ka tre vende laike në botë: Franca, Turqia dhe Meksika. Pas viteve të revolucionit meksikan që morën fund në vitin 1924-n, vështrimi u hodh nga Turqia, që më parë ishte bërë laike. Pavarësisht të qenurit katolik apo mysliman, në botën e re e të vjetër, ideja e ndarjes së politikës nga feja mori në këtë fazë një impuls të ri.

Toka ushqyese ishte Revulocioni Francez, që çoi në gijotinë kastën e klerit me privilegjet, pasuritë dhe të ardhurat e kishës. Kjo nuk u bë pa konflikte ose pa dhunë. Rendi i përcaktuar nga feja, që me shekuj kishte rrotulluar rrotën e fatit të njerëzve, nuk mund të ndalte papritur me dekret. Që nga themelimi i Republikës laike, ka pasur gjithmonë përpjekje për të fshirë reformat e Ataturkut.

Kthesa nga reformat e Ataturkut

Në kryeqytetin e Meksikës, kryesisht katolike, nuk do të ndeshësh asnjë prift të vetëm apo murgeshë, që mund ta dalloje nga veshja klerike. Por tek tempulli i Madonës së Guadeloupe-s para portave të bastionit laik bëjnë pelegrinazh çdo vit miliona vetë – shumë në gjunjë e të ardhur nga larg.

Tani u shfuqizua një nga ndryshimet më simbolike të reformave të Ataturkut. Shën Sofia, një nga kishat më të mëdha të krishtërimit, pas pushtimit të qytetit në vitin 1453 nga Sulltan Mehmeti i II e kthyer në xhami, nga Ataturku e kthyer në muze -tani është sërish xhami. Presideni Erdogan ia doli mbanë.

Që në vitin 2003, në zgjedhjen e parë si kryeministër ai, siç tha vetë, e paraqiti veten si avokat të “turqve esmerë”, të njerëzve besimtarë në vend. Me ta ai u pozicionua kundër “turqve të bardhë”, ku ai rendit elitën laike dhe ushtrinë. Për ata që e ndjekin Erdoganin në marshimin e tij mes përmes institucioneve laike, Dhu’l-Hijjah 3, 1441 -në vitin e Hidxhras (24 korriku 2020 në vitin e zotit) – ishte kurorëzimi i lavdishëm i një zhvillimi, që ata e prisnin si në ethe. Për herë të parë pas 86 vitesh jehoi thirrja e muezinit në “kishën e mençurisë”. Kurse për ata që shpresonin se institucionet e republikës laike do të rezistonin kundrejt një ri-islamizimi, kjo ditë duhet të ketë tingëlluar si një goditje finale.

Bëhet fjalë për agjitacion jo për një vend faljeje

Në kthimin e Shën Sofisë në shtëpi të zotit nuk bëhet fjalë se u zu një vend faljeje kult për islamin. Xhami ka mjaftueshëm në Stamboll, që i përkthyer do të thotë “e plotësuar me islamin”. Më shumë del këtu në pah islamisti Erdogan, që në kohët, kur nuk kishte kaq shumë pushtet, në republikën laike për deklaratat e tij radikale duhet të shkonte edhe në burg: “Demokracia është vetëm treni, ku ne hipim deri sa të shkojmë në destinacion.” apo: “Xhamitë janë kazermat tona, minaretë bajonetat tona, kupolat helmetat tona dhe besimtarët ushtarët tanë.”

Jo vetëm ai, shumë të ashtuquajtur “burra të fortë” nga Putini tek Xi Jinping e përdorin fenë për t’i bërë njerëzit të hapur ndaj agjitacionit të tyre politik. Kujt i duket e çuditshme, le të lexojë deklaratën e Ali Erbas, president i Ministrisë së Fesë në Turqi, që u themelua dikur për të mbajtur nën kontroll islamin radikal. “Të shpresojmë që ringjallja e Shën Sofisë të jetë lajmëtarja e çlirimit të xhamisë Al-Aksa.” Këtu në kuptimin më të drejtpërdrejtë “par ordre du mufti” – dëshirohet “çlirimi” i Jeruzalemit nga hebrenjtë dhe të krishterët, si ngjarje spirituale-politike.

Lexo edhe :  PS-PD/ Ndryshimet në Kodin Elektoral, PD “presion” PS me amendamentin e saj

Sëpatë në pemën e bashkëjetesës paqësore

Nëse presidenti Erdogan beson në zot, këtë e di vërtet vetëm i plotfuqishmi. Një i krishterë mund të shpresojë, që të gjithë ata që falen në këtë kishë të jashtëzakonshme, kur të shohin kupolën e varur të marrin me mend diçka nga Jeruzalemi paqësor qiellor, për të cilin bëjnë fjalë shkrimet e shenjta dhe që duken shumë të huaja për kryeteologun turk.

Për shumë vetë në botë, për të cilët feja nuk luan ndonjë rol, këta “burra të fortë” që instrumentalizojnë fenë janë të rrezikshëm: Çdo njeri sot njeh apo jeton njerëz që kanë një besim një tjetër apo nuk kanë ndonjë besim. Përmes internetit kemi dijeni për kultura të botës, mënyra jetese, dhe besime për një njerëz që nuk do t’i takojmë kurrë. Ka martesa të njerëzve me besime të ndryshme, fëmijë me besime të ndryshme që takohen ditë për ditë. Bota është vërtet një botë pluraliste.

Për të ardhur deri këtu familja e njerëzimit ka përshkruar një rrugë të gjatë. Tek pema e bashkëjetesës paqësore e vendosin sëpatën, ata që me veprime simbolike dhe retorikë të ashpër këmbëngulin në superioritetin e fesë së tyre kundrejt gjithë të tjerave duke i nxitur kështu njerëzit kundër njëri-tjetrit. Me këtë ata dëmtojnë vetë besimin, për të cilin si myslimanët, si katolikët edhe hebrenjtë pranojnë se është qiellor.

*Studiuesi Alexander Görlach është “Senior Fellow” në Këshillin e Etikës të Carnegie për Çështje Ndërkombëtare dhe në institutin e Universitetit të Cambridge-it për Fenë dhe Studimet Ndërkombëtare. Linguisti dhe teologu me titull shkencor ka qenë me bursë në Universitetin e Harvardit dhe universitete të tjera.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Dua Lipa përjeton tmerrin, i shpëton zjarrit masiv në Los Angeles: Ishte e frikshme!

Dua Lipa është një nga personazhet e famshëm që është larguar nga Los Angeles për shkak të zjarreve masive...

“Ndjenjat njohin moshë?” Debat i ashpër mes Xumit dhe Eglit

Situata filloi pas një mendimi të Xumit mbi ushqimin që kishin konsumuar, ku ai komentoi për fileton që kishin ngrënë, duke sugjeruar se nuk...

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë

Qeveria Shqiptare mbështet banorët e prekur nga përmbytjet e datës 4 tetor 2024 në Vlorë. 61 milionë lekë shkojnë për 375 familje të prekura nga përmbytjet...

Komentet homofobe të Papës sjellin revolucion në Kishën Katolike

Kisha Katolike në Itali ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm sa i përket seminareve të priftërinjve. Siç bëjnë me dije mediat italiane, në to do të lejohen...

Kalifornia përballë katastrofës, tërmete dhe zjarre shkaktojnë viktima e dëme

Kalifornia u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshme të premten ndërsa shteti perëndimor i SHBA-ve lufton me zjarret vdekjeprurëse. Një tërmet me magnitudë 3.7 u...

Lajme të tjera

Web TV