Aksidentohet Cowell, thyen shtyllën kurrizore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Simon Cowell, është personi që mban firmën e krijimit të America’s Got Talent, ai është shtruar në spital. Mësohet që të jetë rrëzuar nga biçikleta, në oborrin e shtëpisë së tij në Malibu të Kalifornisë.

Përfaqësuesi ligjor i Cowell tregon se shefi i tij po provonte biçikletën e re elektrike, por nga pakujdesia ka rënë.

Kështu, ai ka marrë frakturë në shtyllë kurrizore, por nuk dihet ende se në çfarë shkalle është dëmtimi. Simon Cowell po mbahet nën vëzhgim nga një ekip mjaft i mirë mjekësor, megjithatë, e rëndësishme për ta është që incidenti mos t’i ketë shkaktuar atij dëmtime në palcën kurrizore.

Mediat britanike kanë kontaktuar vetë me juristin e Got Talent, për të mësuar nëse ai do të jetë javën e ardhshme në peticion.

Nuk ka ende një konfirmim nga ana e tij, megjithatë ai ka theksuar se edhe pse jo fizikisht, shpirtërisht do të jetë atje, i vëmendshëm ndaj çdo talenti të ri dhe i gatshëm për të dhënë mendimin e tij.

Për Cowell kjo nuk është hera e parë që pëson të tilla incidente. Megjithatë, ai sërish u përball me diçka që mund të jetë edhe fatale.

Simon Cowell ishte personi që krijoi America’s Got Talent, nga aty vijoi me turet nëpër botë, duke krijuar të tjera peticione si X Factor e Pop Idols./Sa.Ka/Fjala.al

Të fundit

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e...

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

Lajme të tjera

Web TV