Arbërishtja shpallet gjuhë zyrtare në këtë rajon të Italisë

Një lajm i mirë vjen nga përtej Adriatikut. Gazetari Asllan Bajrami bën me dije se arbërishtja është shpallur gjuhë zyrtare në rajonin e Abrucos në Itali.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari shkruan se gjuhën arbërore e flasin rreth 300 mijë arbëreshë në rajonet e Abrucos, Kampanjës, Apulias, në Bazalikat, Moliz, Kalabri dhe Sicili.

Postimi i plotë:

Një lajm i mirë:
ARBËRISHTJA shpallet gjuhë zyrtare në rajonin e Abrucos në Itali.
Gjuhën arbërore e falisn rreth 300 mijë arbëreshë në rajonet e Abrucos, Kampanjës, Apulias, në Bazalikat, Moliz, Kalabri dhe Sicili. Arbëreshët u vendosen në këto rajone të Italisë pas vdeksjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në shekullin e XV deri në shekullin XVIII.

/En.Br./Fjala.al