Enver Hoxha si shoku Zylo? Vajza e Dritëro Agollit zbulon për herë të parë skicën e të atit – FOTO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë të paktë ata që nuk e kanë lexuar, apo që nuk e dinë esencën e romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Një roman satirik në kohën e diktaturës që përshkruan personazhin e Shokut Zylo si një nëpunës i sistemit komunist.

I shkruar nga Dritëro Agolli nën sistemin diktatorial të Enver Hoxhes, nëpërmjet shokut Zylo shpërfaqet një mediokritet i thellë në strukturat burokratike shtetërore. Në kohët më të mira të tij ai shkëlqen edhe pse shumicën e kohës jo me meritën e tij, por kur atij i fillon rënia ai gradohet edhe më lart. Personazhi tjetër kryesor, që vihet edhe në rolin e rrëfimtarit në roman, është Demka, një nëpunës i thjeshtë, i cili i bindet dhe e ndihmon Zylon për çdo gjë.

Por kë përfaqësojnë në realitet këta dy personazhe? Për vite me radhë, edhe në kohën e diktaturës ata janë vlerësuar thjesht si burokratë të sistemit të cilët çajnë përpara jo për meritë të tyren dhe ata persona të talentuar që nuk bëjnë asgjë tjetër thjesht janë vënë në shërbim të të paaftëve duke e ndihmuar ata që të ngjisin shkallët e karrierës.

Mirëpo, vajza e Dritëro Agollit, Elona Agolli, ka postuar në Facebook një skicë ku dallohen dy personazhe, të vizatuar nga vetë autori i romanit, si edhe një datë 16 tetor. Pikërisht data e lindjes së diktatorit Enver Hoxha.

Nisur nga ky shënim i të atit, në postimin e saj në Facebook, Elona Agolli hedh dyshimin se Enver Hoxha mund të jetë mishërimi i personazhit të shokut Zylo.

“Demka me Zylon të jenë vallë? E gjeta këtë letër të bardhë me këto dy figura të vizatuara nga babi . 16 tetor – data e lindjes së udhëheqësit komunist ?!”, shkruan ajo.

Lexo edhe :  E braktisi për të marrë drejtimin e Kadastrës/ Berisha zbulon mesazhin e Deromemaj

Poeti, prozatori, publicisti dhe politikani Dritëro Agolli u nda nga jeta në 3 shkurt 2017. Në periudhën kur u botua për herë të parë romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Dritëro Agolli u zgjodh kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë.

/Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV