Përfshihet nga flakët pylli pranë Liqenit të Sharrës, rrezikohen banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në një pyll pranë Liqenit të Sharrës në Tiranë.

Sipas raportimeve, zjarri po i u afrohet banesave, duke rrezikuar ato dhe jetën e banorëve.

Mësohet se në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në pyll (Liqeni i Sharrës) ka rënë zjarr e si pasojë e erës, zjarri ka  marrë përmasa dhe po i afrohet banesave.

Kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të zjarrfikësve dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit./Bl.Ba/Fjala.al