Besonte se s’do vdiste kurrë, ndahet nga jeta miliarderi amerikan (FOTO)

Është ndarë nga jeta në moshën 97-vjeçare manjati i mediave amerikane, Sumner Redston.

Shpesh me humor miliarderi thoshte se nuk do të vdiste kurrë, dhe do të jetonte përgjithmonë.

Në vitin 2016 ai u shkëput pak nga aktiviteti i tij i përditshëm, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Redstone kishte trashëguar një kinema nga babai i tij dhe e ktheu në kinema multi-miliardë dollarëshe dhe perandori mediatike.

Ka kontrolluar emrat si Viacom, Paramount Pictures, CBS Corp dhe MTV. Sumner Redston është martuar dy herë dhe ka dy fëmijë./En.Br./Fjala.al