Video/ Edukata zero, ja si i hedh plehrat në rrugë një burrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpesh herë Bashkia e Tiranës ka nisur sensibilizimin e qytetarëve për të hedhur mbetjet në vendet e përcaktuara.

Edhe pse kushtet nuk mungojnë dhe të gjitha rrugët janë të pajisura me koshat përkatës dhe pastrohen vazhdimisht, qytetarët vazhdojnë të gabojnë në këtë drejtim.

Në disa raste mbetje të ndryshme hidhen jashtë  koshave; në disa raste të tjera mbetje të sasive të mëdha hidhen në koshat e vegjël të cilët janë të papërshtatshëm për këto lloje mbeturinash, por ka edhe nga ata që preferojnë trotuarin në vend të koshit.

Kjo video e regjistruar e bërë publike nga Olesia Leco e ilustron më së miri situatën, ku një burrë, ndonëse në moshë dhe që duhet të ishte model qytetarie edhe për brezat e rinj, do ju bëjë të ngrini dyshime të forta mbi kulturën që kanë qytetarët.

“Edukata qytetare, viti 0. Ora 7.20, shikon majtas djathtas dhe lirohet nga pesha e tepërt. E publikova për të vetmen arsye pasi nuk është hera e parë që ky zotëri e bën këtë veprim. Turp”, shkruan Olesia Leco!

Pavarësisht masave të vazhdueshme të marra nga Bashkia e Tiranës, kjo situatë kërkon padyshim edhe kontributin e qytetarëve në këtë drejtim, për të kuptuar se Tirana është shtëpia jonë e përbashkët dhe duhet të kujdesemi për pastërtinë e saj ashtu siç kujdesemi për shtëpitë tona./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vietnam, përmbyset anija turistike, 34 të vdekur

Një ngjarje rëndë ka ndodhur sot në Gjirin Ha Long të Vietnamit, ku një anije turistike u përmbys nga...

Xhilian Zheleku, heroi i heshtur i turistëve në Sarandë

Personi që shihni në foto është Xhilian Zheleku, roja bregdetare pranë kanalit të Çukës në Sarandë i cili është kthyer në heroin e pushuesve. Sipas...

Mikrokreditë mashtruan shqiptarët, SPAK çon në gjyq skemën

Me një akuzë 211 fletë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka “kopsitur” dosjen për në gjyq...

Slloveni, qytetarët votojnë pro eutanazisë (pacienti vendos vdekjen)

Sllovenia legalizoi vdekjen e asistuar të hënën pas një referendumi, në të cilin shumica e votuesve votuan pro. Parlamenti slloven miratoi ligjin me...

VIDEO: Qytetari dhunohet në mes të pushuesve në Ksamil

Një qytetar është dhunuar në mes të pushuesve në Ksamil. Ngjarja është shënuar mesditën e së premtes në një prej zonave më të frekuentuara...

Lajme të tjera

Web TV