“Jo i vlerësuar sa duhet”, Margariti: Pa Çabejn albanologjia shqiptare do të ishte e gjymtuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plot 40 vjet më parë u shua një nga mendjet më të ndritura shqiptare, një intelektual i klasit të parë, një albanolog i shkëlqyer e patriot i madh, Eqrem Çabej.

Në këtë ditë përkujtimore ka qenë ministrja Elva Margariti ajo që ka ndarë një foto të tij teksa e shoqëron me një tekst të shkurtër për figurën e tij.

Ajo shkruan se Eqrem Qabej i brumosur me një kulturë perëndimore, ndonëse me një të ardhme të sigurt përpara, në Vjenë, ai zgjodhi Shqipërinë dhe gjithë jetën ia dedikoi zbulimit të rrënjëve të shqipes e çështjeve të tjera që lidheshin me gjuhën, folklorin e letërsinë.

“Edhe në ditët më të zymta të diktaturës, Çabeji ruajti të pacenuar dinjitetin e shkencëtarit, intelektualit dhe sharmin e një zotërie të vërtetë. Një pikë referimi pa kohë, pa të cilën albanologjia shqiptare do të ishte e gjymtuar”, shkruan Elva Margariti.

Eqrem Çabej u lind në Gjirokastër më 6 gusht të vitit 1908. Mësimet e para i mori në vendin e lindjes prej 1915 e deri më 1920, më pas për të vazhduar studimet u dërgua në Austri.

Pas mbarimit me sukses të studimeve universitare në Universitetin e Vjenës 25 – vjeçari u kthye në Shqipëri, me dëshirën e madhe për të dhënë kontributin e tij në Atdhe. Si fillim punoi si mësues në disa shkolla të mesme. Në 1947, ai u caktua anëtari Institutit të Shkencave, instituti paraardhësi Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, Çabej shërbeu si profesori historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike. Në 1972, ai u bë anëtar themeluesi Akademisë së Shkencave.

Çabej u specializua në gjuhë si në krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë.Vend zënë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare. Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të Gjuhës Shqipe të botuar në Tiranë, më 1980. Eqrem Çabej është dekoruar me urdhrin “Nderi i Kombit”. Vdiq më 13 gusht 1980 në një klinikë të Romës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV