Teatri i ri Kombëtar, ministrja e Kulturës: Do të jetë pikë referimi në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në nisjen e punimeve për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ministrja e Kulturës Elva Margariti thotë se do të jetë një pikë referimi në Tiranë.

Në fjalën e saj në këtë aktivitet, Margariti theksoi se Teatri i ri Kombëtar do t’u rikthejë dinjitetin artistëve.

“Sot Tiranës i shtohet një pikë referimi, një hallkë e një zinxhiri të madh investimesh. Ajo çfarë ka ndodhur në Tiranë në këto vitet e fundit, një transformim radikal, Teatri Kombëtar është hallka e një dinjiteti të munguar të artistëve, banorëve të Tiranës, komuniteti artistik”.

Ministrja Margariti përmendi gjithashtu edhe buxhetin e investimeve që ka sot Ministria e Kulturës.

“Siç ndodh me ndërmarrje të guximshme, patjetër ka debate. Ata lloj matrapazësh politikë që po të kthehemi mbrapa mund t’ju tregoj që Ministria e Kulturës në 2013 ka patur në buxhet investime afro 1 milion Dollarë. Vetëm këtë vit ka 20. Kjo është politika që po bën qeveria Rama, vizioni i kësaj qeverie që nuk e shikon kulturën si një stoli, por si kryefjalë të një zhvillimi”. 

Të fundit

I vendosi flakën sinagogës në Francë, autorit i ndodh e papritura

Policia franceze ka vrarë një person i cili i vendosi flakën dhe dogji një sinagoge në qytetin e Rouenit. Raportohet...

Ambasadorja amerikane në NATO thirrje vendeve të Ballkanit: Investoni për mbrojtjen

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Julianne Smith, u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit...

Babi Lui merr sërish vëmendjen e të gjithëve, ja ç’ka bërë kësaj here (Foto)

Ardhja e Luna Marias në jetë ka sjellë edhe një ndryshim drastik në gjërat materiale të fituesit të edicionit të dytë të BBVA Luiz...

Balla ‘përvojë spanjolle’ për policinë rrugore, kamerat e trupit Live për ngjarjet

Gjatë vizitës që po zhvillon në Spanjë, Ministri i Brendshëm Taulant Balla është interesuar për organizimin dhe praktikat e punës së policisë rrugore. Gjatë një...

Katër vite nga shembja e Teatrit/ Meta: Akt kriminal që ende sot mbetet pa përgjegjës

Katër vite pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, Presidenti i Partisë së lirisë, Ilir meta, në një postim në Facebook shkruan se ende...

Lajme të tjera

Web TV