Një e dashur e re për Berlusconin/ A është kjo një hakmarrje?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është fotografuar me të dashurën 53 vite më të re, në një përpjekje, sipas mediave italiane, për të mos mbetur mbrapa ish-të dashurës, të fotografuar nga paparacët duke puthur një grua tjetër.

83-vjeçari u fotografua duke i kapur dorën deputetes së Parlamentit italian, Marta Fascina, 30 vjeç, nga Sardenja. Fotografia u publikua nga mediat italiane pak kohë pasi ish-e dashura e Berliusconi-t, Francescka Pascale, 35-vjeç, bëri bujë në Itali pasi u fotografua duke kaluar pushimet dhe duke u puthur me këngëtaren 55-vjeçare Paola Turci, në një jaht.

Zv.kryeredaktor i revistës “Oggi” tha për “The Times se kur doli duke shëtitur me të dashurën ai e dinte që do të fotografohej, ndryshe nga ish-partnerja e tij “moderne” që shoqërohet me një grua tjetër”.

Spekulimet se fotografia ishte e llogaritur u shtuan për shkak se ajo u publikua për herë të parë nga revista “Chi”, një e përjavshme rozë në pronësi të kompanisë “Arnoldo Mondadori Editore”, e cila drejtohet nga e bija e Berlusconi-t.

Deputetja Fascina, e cila raportohet se ka një tatuazh me inicialet SB në trup, ka qenë gjithmonë mbështetëse e partisë së ngritur nga Berlusconi dhe njihet me të që nga koha kur punonte si zëdhënëse për klubin e futbollit në pronësi të miliarderit, Milan.

ru.do/ Fjala

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV