E ardhmja e Contes mban pezull merkaton e Interit, gjithçka vendoset pas Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sandro Tonali, Marash Kumbulla dhe Emerson Palmeiri janë tre futbollistë me të cilët drejtuesit e Interit kanë arritur marrëveshjen për t’i veshur zikaltër sezonin e ardhshëm, por klubi milanez po mban pezull gjithçka pasi ende nuk e ka të qartë nëse do të vijojë me Conten.

Fjalët e teknikut në përfundim të ndeshjes së fundit të kampionatit, nuk kanë tingëlluar aspak mirë edhe në Pekin, te pronarët e klubit zikaltër, ndërsa presidenti Steven Zhang ka mbërritur është rikthyer në Europë dhe pritet të mbajë një takim sqarues.

Pas rreth 24 orësh në Milano, 28-vjeçari kinez ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku do të ndjekë nga afër gjysmëfinalen mes Interit dhe Shakhtar Donetskut dhe do të përpiqet të motivojë skuadrën për të provuar të fitojë Europa Leaguen.

Menjëherë pas fundit të kompeticionit pritet të ketë një takim sqarues me Antonio Conten, ku shoqëria zikaltër do t’i bëjë të qarta vërejtjet që ka në drejtim të trajnerit dhe do të kërkojë që ky i fundit të tregohet shumë më i matur me deklaratat publike.

Por në se Conte nuk reflekton dhe nuk pranon se ka gabuar me sulmin ndaj drejtuesve e klubit, atëherë divorci është i pashmangshëm dhe te Interi kanë gati edhe planin B, që quhet Massimiliano Allegri.

Pikërisht për këtë fakt, tre lojtarët e përmendur në fillim po mbahen pezull, pasi që të tre kanë miratimin e Contes, por nuk janë prioritet për Allegrin, që nëse vjen te zikaltrit, do të këmbëngulë fort te sllovaku Milan Skriniar dhe do të kërkojë emra me peshë në mesfushë.

Në rastin më të mirë, aventura e Interit në Europë do të përfundojë më 21 gusht, datë kur edhe është planifikuar finalja e madhe e Europa Leagues, ndërsa vetëm më pas do të mendohet për planifikimin e sezonit të ri, pasi të jetë zgjidhur çështja e trajnerit./Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV