Zbulohet ekipi i ri i Etrit Berishës, rival do ketë një shqiptar

FERRARA, ITALY - OCTOBER 27: Etrit Berisha "nGoalkeeper of Spal in action during the Serie A match between SPAL and SSC Napoli at Stadio Paolo Mazza on October 27, 2019 in Ferrara, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha sezonin e ri pritet të mbrojë portën e Torinos.

Berisha është rikthyer te Atalanta pas përfundimit të huazimit te Spal, i rënë nga kategoria, por nuk ka ndërmend që të qëndrojë te ekipi bergamask.

Sipas mediave italiane, ekipi torinez ka shfaqur interesim konkret për gardianin kuqezi, pasi shihet si zëvendësuesi ideal i Salvatore Sirigut.

Ndërkohë në anën tjetër edhe Samir Ujkani pritet ta vazhdojë kontratën me Torinon. Mediat vendase raportojnë se portieri i Kosovës është pajtuar të vazhdoj qëndrimin në Torino edhe për një vit tjetër me pagën e njëjtë.

Kështu dy portierët shqiptarë përsëri do të jenë shok skuadre si në kohën kur ishin tek Kombëtarja e Shqipërisë./En.Br./Fjala.al