Enriketa Papa: Vetingu i vështirë, kush e kalon do të jetë ekipi i ri i PD-së

113 563 lexime

77,451FansaPëlqeje

Në një intervistë për gazetën “Fjala” anëtarja e Komisionit të Verifikimit të Kandidaturave në Partinë Demokratike, Enriketa Papa, thotë se ky komision është krejtësisht i lirë në vendimarrje, nuk ka ndërhyrje nga kryesia

Nga Blerina Gjoka

Partia Demokratike po përgatitet që të krijojë një ekip të ri për përfaqësim politik në parlament dhe pushtetin vendor, një ekip që do të kalojë disa faza vetingu dhe besueshmërie në parti. Faza e parë ishte ajo e mbledhjes së mijëra propozimeve nga baza e partisë për të kuptuar se cilët janë njerëzit me influencë në të gjitha degët. Tashmë sapo ka nisur faza e dytë, ajo e përzgjedhjes nga kjo e listë e një liste të krasitur emrash që do të kthehet përsëri në bazë, në fazën e tretë, për t’u votuar me parimin një anëtar-një votë, duke matur realisht se forcat secili prej tyre dhe për të kuptuar se kë kërkon anëtarësia që të ketë përfaqësues politik apo lokal.

Prej 12 ditësh një komision prej 5 anëtarësh të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar po kalon në veting një për afro 3600 emra që kanë ardhur nga baza. E vetmja anëtare grua e këtij komisioni, pedagogia e historisë, Enriketa Papa, në një intervistë për gazetën “Fjala” flet për ecurinë e procesit dhe atë se çfarë pritet të prodhojë në fund i gjithë ky rrugëtim, i cili në fazën e katër dhe finale do të dalë me një listë zyrtare me 140 apo më shumë kandidatë për deputetë dhe 61 kandidatë për bashkitë. Në fazën finale do të jetë Kryesia e partisë dhe Këshilli Kombëtar që do të thotë fjalën e tyre.

Papa, beson se procesi  është i vështirë për ata që presin të kalojnë vetingun pasi ka shumë kritere të vendosura me anë të të cilave do të garantohet pastërtia e figurës së gjithsecilit kandidat. Por në fund të këtij procesi të vështirë PD-ja do ta ketë të qartë se cilët janë njerëzit me të cilët do të prezantohet në elektorat, pa i lënë në dorë surprizave të minutës së fundit para zgjedhjeve.

Znj.Papa prej 10 ditësh ka nisur procesi i verifikimit të listës së kandidatëve për deputetë që kanë ardhur nga baza e partisë. Në çfarë faze jeni aktualisht?

Në fazën fillestare, atë të shqyrtimit të çdo propozimi që ka ardhur nga baza e PD.

Pas filtrit të komisionit të përzgjedhjes çfarë do të ndodhë me emrat që kalojnë në fazën tjetër?

Do të duhet të votohen nga anëtarësia e PD, në bazë të parimit “një anëtar një votë”. Dhe do të miratohen nga kryesia e PD dhe në fund nga Këshilli Kombëtar.

Duke nisur nga numri i lartë i kandidatëve çfarë garancish ka që do të kalojnë në filtër të plotë të gjithë emrat e 3600 kandidaturave duke pasur parasysh afatin e këtij procesi që përfundon në fillim të shtatorit?

Lexo edhe :  Vendimi i Messit sjell ndryshime/ Barcelona u ‘vë fshesën’ 12 lojtarëve

Komisioni ka në përbërje të tij njerëz me integritet të lartë politik, shoqëror dhe akademik, të cilët po punojnë me seriozitetin dhe përkushtimin maksimal për të shqyrtuar çdo individ të propozuar. Secili nga ne është koshient mbi përgjegjshmëritë që ky proces na ngarkon, dhe prandaj jemi duke punuar intensivisht në bashkëpunim të ngushtë dhe me sekretariatin që i është bashkangjitur komisionit për ta përmbyllur procesin brenda afatit që na është përcaktuar.

A keni ju si komision mekanizmat për të vërtetuar vetëdeklarimet e kandidatëve në formular për verifikimin e integritetit të tyre në raport me kriteret e vendosura, që kanë të bëjnë me dekriminalizimin dhe dekomunistizimin e listës? Si do të verifikohet vërtetësia e formularëve?

Po, i kemi. Si brenda strukturave te PD, ashtu dhe nga institucionet e pavarura shtetërore komisioni do të ketë një bashkëpunim të vazhdueshëm për të garantuar pikërisht ato kritere që janë në Udhëzimin e PD mbi përzgjedhjen e kandidatëve për të qenë përfaqësues politik të saj.

Duke pasur parasysh se anëtarësia ka të drejtë vetëm votë skualifikimi dhe vendimi përfundimtar merret nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, a është ky një proces që po shërben për të legjitimuar në fakt listën e kryetarit të partisë?

Anëtarësia do të votojë pro ose jo emrave që do ju dërgohen mbrapsht nga KVK, bazuar në propozimet që po nga anëtarësia kanë ardhur në komision. Në punën tonë ne jemi komplet të lirë dhe të pavarur, duke garantuar nje proces pa ndërhyrje nga çdo strukturë e lartë apo e bazës së PD. Kjo na është garantuar që në ditën e parë të fillimit të punës sonë.

Procesi në vetvete mund të themi se po i shërben partisë më të madhe në opozitë që të krijojë dhe një tablo të madhe me njerëzit që kanë ndikim në parti në degët përkatëse dhe ky mund të një grup njerëzish me të cilët ajo do të qeverisë nëse fiton zgjedhjet?

Ky do të jetë grupi i gjithë përfaqësuesve politikë të PD në legjislaturën e ardhshme të pushtetit qëndror dhe lokal. Ky grupim njerëzish para se të finalizojnë kandidaturat e tyre, do të kenë lënë pas një proces vetë-përzgjedhës brenda PD-së, proces që nuk është aq i kollajshëm për t’u kaluar, bazuar në kriteret e forta që kjo parti ka vendosur, në përkushtim të kauzës së saj për një maksimalizim të fitores me njerëz me integritet të lartë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vonesat për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Meta letër institucioneve: Nuk po ecën me ritmet e kërkuara

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një shkresë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kuvendit të...

Rama mesazh të fortë nga Athina: Të mbyllen hendeqet e së shkuarës në Ballkan

"Ballkani Perëndimor do të jetë më i godituri për shkak të pandemisë së koronavirusit", dekalaroi kryeministri Edi Rama ndërsa shprehu bindjen se ky rajon...

Napoleoni hyn në Moskë, pushtimi i Rusisë i planifikuar në verën 1812

14 shtator 1812: Napoleoni hyri në Moskë. Me afrimin e pushtimit të Rusisë, i cili ishte planifikuar në verën e vitit 1812, Napoleoni u...

Cardi B firmos dokumentat e divorcit nga Offset pas 3 vitesh martesë

Këngëtarja e njohur, Cardi B, është ndarë pas tre vitesh martesë. Mediat e huaja bëjnë me dije se ajo ka firmosur dokumentat e divorcit nga...

Biznesmeni Avni Ponari pasi fitoi luftën me Covid-19: Qëndrimi në spitalin privat në Tiranë ishte gabim i pafalshëm

Biznesmeni i njohur Avni Ponari e ka cilësuar një gabim të pafalshëm qëndrimin e tij në një spital privat pasi rezultoi i prekur nga...

Lajme të tjera

Web TV