Gazetarja kujton të atin, ish-komandant të nëndetëses 105 (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja e njohur shqiptare, Magdalena Alla, ka rikujtuar të atin e saj të ndjerë ditën e sotme, që përkon dhe me 75 vjetorin e Flotës. Sami Alla ishte komandant i nëndetëses 105 gjatë Luftës së Ftohtë. E bija e kujton si një fisnik të madh të atin, një njeri të thjeshtë dhe të ndershëm.

E plotë:

Sot ne 75-vjetorin e Flotes dua te kujtoj babane tim te ndjere, ish-komandant i nendeteses 105, se ajo nendetese ka pasur disa komandante, por nje prej tyre edhe ish-nenkolonel Sami Alla. Zemerfloririn, fisnikun e madh, te drejtin, te thjeshtin, bujarin, te ndershmin deri ne madheshti..I vetmi qe qendroi ne detyre e ruajti anijen qe drejtonte ne vitin 1997 kur baza vidhej dhe u braktis, e per kete arsye dy flotare te tjere fisnike, Robert Bali e Kristaq Cito e kerkuan ne Ministrine Mbrojtjes ku punoi 5 vitet e fundit te jetes.

Ne Orikumin qe sot e njihni me shume se shkohet shume per turizem, cdo 15 gusht behej festa apo ndryshe dhe balloja e Flotes dhe ajka e Flotes gjendej aty ne Pashaliman. Abdi Mati, Aleko Pojani, Edip dhe Dashamir Ohri, me pas Skender Doci, Capajev Smokthina, Kujtim Sinani, Bilbil Shele, Bujar Shtylla etj.

“Kam qejf te vij ne Orikum te shoh grate e oficereve si vishen”, thoshte tek-tuk ndonje prej pushuesve te shumte qe vinin ne vere. Ushtaraket e nje prej puneve me te veshtira ne bote, qe nje avari te ndodhte mbeteshe brenda e vetem nje njeri ka shpetuar ne historine boterore te nendetesve me sa di, por dhe me te paguar per kohen, nje komandant merrte 11 mije leke ne muaj, qe lundronin jo vetem me nendetese, por kishin fatin te dilnin dhe jashte Shqiperise ne Europen Perendimore me anije tregtare shpeshhere.

Lexo edhe :  Lista e zezë e qarkut Tiranë, kush janë 4 opozitarët që mund të mos e gëzojnë mandatin

E na sillnin ca copeza prej botes pertej. Per ata qe per te ardhur keq mendojne se jeta eshte bere vetem ne Tirane e vinin per plazh ne Orikum qe atehere..nuk e keni idene se sa cilesisht jetohej ne Orikum!!!

Të fundit

Rekord për 2025, më shumë se 1 mijë emigrantë kalojnë Kanalin anglez drejt Britanisë

Të paktën 1,194 emigrantë mbërritën dje në bregdetin jugor të Anglisë, duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla,...

Sa ujë duhet të pijë një njeri në ditë?/ Ja si përgjigjen ekspertët

Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin tonë. Por sa ujë duhet të konsumojë një...

Ministri Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë ditët e ardhshme vizitë zyrtare në Qipro dhe në Greqi. Më datë 2...

Parlamenti i ri, dy botë politike/ PS me fytyra të reja, PD me rikthime të vjetra

Parlamenti i ri shqiptar do të përfaqësohet nga dy realitete të ndryshme politike: një Partia Socialiste me figura të reja dhe një Partia Demokratike...

Nusret publikon foton me Ramën gjatë finales së Champions League: Më shumë se një mbret!

Kuzhinieri dhe biznesmeni me origjinë turke, Nusret Gokçe, i njohur si “Salt Bae” dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë bërë bashkë në finalen e...

Lajme të tjera

Web TV