“Nuk e dimë se nga po na vjen vdekja”/Dedikimi prekës i mësuese për 10-vjeçarin që humbi jetën në Kakavijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht radhëve të gjata kilometrike, një aksident tragjik e rëndoi edhe më shumë situatën ditën e sotme në Kakavijë.

10-vjeçari Samuel Ndoj, i cili po priste në radhë për të kaluar kufirin grek, u përplas për vdekje nga një ambulancë e cila kishte shkuar për të marrë një grua që ishte ndjerë keq.

Një dedikim prekës për vogëlushin i cili humbi jetën tragjikisht ka bërë mësuesja dhe gazetarja Lindita Kokaj.

Ajo shkruan se 10-vjeçarit iu ndërpre ëndrra në mes dhe zemra i pushoi së rrahuri në rrugën ku prindërit e tij dhe me mijëra shqiptarë kanë shtegtuar në këto 30 vite në kërkim të ëndrrës së tyre të vrarë.

Sipas saj, kjo tragjedi jo vetëm për familjen, por edhe për ne të gjithë është e papërballueshme në një kohë të tillë, kur jemi “të vrarë” psikologjikisht dhe nga pandemia, pasi të ndodhur në “udhëkryq”, nuk e dimë se nga vdekja po na vjen.

Postimi i plotë:

10 vjeçari nga Kallmeti i Frang Bardhit, martir i Ditës së Shtegtarëve, në shtegtimin e tij drejt ëndrres së vrarë në Kakavijë

E trishtë Dita e Shtegtarëve për Lezhën dhe lezhjanet, pasi pikërisht në këtë ditë u “martirizua” në radhet e emigrantëve në Kakavijë, vogëlushi 10- vjeçar nga Kallemti i Lezhës.

(Duke u kërkuar ndjesë familjarëve për përdorimin e fotove nga profilet e tyre sociale).

Ky është S.Nik Ndoj, i cili vetëm pak ditë më parë mbushi 10 vjeç, që së bashku me prindërit dhe vëllain po shtegtonin në Greqi,por ëndrra e tij u pre në mes si pasojë e një aksidenti të ndodhur pilërisht në radhet kilometrike të shtegtarëve të përvuajtuar në Kakavijë. Siç u mësua nga mediat që raportuan nga vendi i ngjarjes, ndarja tragjike nga jeta e këtij ëngjëlli, erdhi nga përplasja e një autoambulanca, mjet i cili ka mision për të shpëtuar jetë dhe jo për të marrë jetë.

Zemra e tij rrahu së pushuari në këtë rrugë ku prindërit e tij dhe me mijra shqiptarë kanë shtegtuar në këto 30 vite në kërkim të ëndrres së tyre të vrarë.

Kjo tragjedi jo vetëm për familjen, por edhe për ne të gjithë është e papërballueshme në një kohë të tillë, kur jemi “të vrarë” psikologjikisht dhe nga pandemia, pasi të ndodhur në “udhëkryq”, nuk e dimë se nga vdekja po na vjen.

Data shënon 15 gusht dhe Lezha e Besëlidhjes që në vitin 2006 e ka pagëzuar me emrin “Dita e Shtegtarëve”. Një ditë simbol në respekt të emigrantëve,të gjithë atyre qytetarëve, familjarëve, të rinjve e të rejave, të cilët sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre duke lënë vatrat dhe familjet në kërkim të një ëndrre të re.

Që në vitin 2006 është vendosur në qender të qytetit , obelisku i shtegtarëve, mbi të cilin është gdhendur një mesazh kuptimplotë “Mirënjohje, respekt dhe dashuri ndaj atyre që shtegtuan me vdekjen në kërkim të ëndrrës së vrarë të një kombi”.

Vogëlushit kallmetor gjatë shtegtimit me familjen e tij, ëndrrat ju prenë në mes pikërisht në këtë 15 gusht 2020 ku me mijra emigrantë po përballen me radhët e gjata në kakavijë.

SAMUEL, u prehsh në paqe! Shën Eufemija e Kallmetit të ndriçoftë shtegtimin tënd në rrugen e Parajses!

Lindita Kokaj

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij...

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Lajme të tjera

Web TV