Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë, pas konfliktit me disa persona. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të gjimnazit ”Ali Demi” në Vlorë.
Dyshohet që fillimisht konflikti të ketë nisur me armë të ftohta, me pas një person ka përdorur armen dhe ka plagosur një nga të përfshirët në konflikt.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorëve. Burime bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur pesë gëzhoja.
Ende nuk dihet shkaku i nisjes së konfliktit, por burime pranë policisë bëjnë me dije se dyshohet për motive të dobëta./En.Br./Fjala.al