Situata në Kavajë/ Lleshaj-qytetarëve: Shtyni planet e udhëtimit ose prisni në fshatrat afër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me situatën e rënduar të krijuar në Kakavijë dhe Kapshticë ka reaguar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Lleshaj përmes një postimi në Facebook shkuan se policia do të vendosë postoblloqe në rrugë për të shmangur fluksin e krijuar në pikat kufitare, duke i informuar qytetarët që ta shtyjnë udhëtimin e tyre drejt vendit fqinj Greqisë.

“Me gjithë masat e marra për normalizimin e gjendjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, gjendja mbetet ende problematike.

Me qëllim shmangien e grumbullimeve dhe të pritjes në radhë të gjatë të qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve, Policia e Shtetit do të vendosë pika kontrolli në akset rrugore që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar për të këshilluar dhe kërkuar nga qytetarët që të shtyjnë planet e udhëtimit drejt Greqisë për një moment më të përshtatshëm, ose të paktën të ndalojnë dhe të presin në kushte më të përshtatshme në qytetet ose fshatrat përgjatë rrugës, deri në krijimin e mundësive reale për kalimin e kufirit, pa orë të stërzgjatura pritjeje.

Ftojmë qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim me forcat e Policisë dhe strukturat e tjera të angazhuara në menaxhimin e kësaj situate të pazakontë, të padëshiruar, por edhe të pashmangshme”, shkruan Lleshaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

SHBA feston përvjetorin e Pavarësisë, Nancy VanHorn nderon kujtimin e Feti Voglit

Diplomatja e lartë amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka kujtuar dje me nderim komandantin shqiptar Feti Vogli, i cili...

Berisha: Me valixhet e Ramës bëhen trafiqe të paligjshme

Udhëtimi i kryeministrit Edi Rama për në Samitin e NATO-s ka rikthyer akuzat e opozitës se lideri i qeverisë fluturon me charter, një shpenzim...

Titullari i Barcelonës befason botën: Pranoj ulje page

Frenkie De Jong ka rënë dakord të ulë pagën për të zgjatur kontratën e tij me Barcelonën. Lajmi raportohet nga gazeta spanjolle AS. Klubi katalanas...

Ngacmim moral, “shpikja” e radhës e Mbappe për një gjyq në Paris

Kylian Mbappe ka akuzuar Paris Saint-Germain për ngacmim moral. Ju duket gjë e padëgjuar? Ndoshta, por ai thjesht ka kthyer përgjigje për një padi...

Rikthehen tërmetet! Çfarë të bëni nëse jeni në shtëpi, në rrugë apo në makinë

Tirana dhe qytetet fqinje kanë përjetuar ditët e fundit momente frike dhe paniku për shkak të aktivitetit të moderuar sizmik, me tërmete deri në...

Lajme të tjera

Web TV