VIDEO/ Fitore e pastër, Lyon shemb Manchester City-n në çerekfinalen e Champions-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rezultat surprizë na ka dhuruar dueli i mbrëmjes së sotme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve mes Manchester City-t dhe Olimpik Lyon.

Francezët kanë arritur të fitojnë me rezultatin e pastër 1-3 në në “Estadio Jose Alvalade” të Lisbonës, duke çuar në shtëpi skuadrën e Guardiolës.

Të besuarit e Rudi Garcia-s gjetën rrugën e rrjetës në minutën e ’24 të takimit me Maxwel Cornet. Në minutën e ’69 Kevin De Bruyne do të shënonte golin e barazimit për anglezët dhe u duk se rrjedha e ndeshjes ndryshoi por nuk rezultoi kështu.

Ka qenë i sapofuturi në fushën e lojës Moussa Dembele i cili ka shënuar dopietë në minutën e ’79 dhe ’87 të takimit, duke i dhuruar një fitore historike Lyon-it në Ligën e Kampionëve.

Tashmë janë përcaktuar dhe dy çiftet gjysmëfinaliste, të cilat janë Leipzig-PSG dhe Lyon Bayern Mynih./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Netanjahu: Do e pushtojmë plotësisht Gazën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit...

“Berisha jo pensionist politik”, kompania lobuese e PD ndryshon tekstin

Kompania lobuese e pajtuar nga Partia Demokratike në SHBA, Continental Strategy, ka përcjellë një amendament të dokumentit të fundit duke korrigjuar frazën referuar Sali...

Nxehtësi ekstreme në Emiratet e Bashkuara, temperatura deri 51.8 gradë

Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një rritje të ndjeshme të temperaturave këtë verë, pas pranverës më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, me...

3 orë përballje me SPAK, Meta: Hetimet janë të fabrikuara

Ish-presidenti Ilir Meta la qelinë e paraburgimit 313 dhe u paraqit mesditën e së hënës në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikua mbyllja e...

Kush i gjuan penalltite te Real Madrid? Xabi Alonso merr vendimin final

Duke qenë se sezonin e kaluar, Real Madrid humbi një të tretën e penalltive të dhëna, nga 19 në total, duke ndezur një debat...

Lajme të tjera

Web TV