Bardh Spahia: Në spitalin Co*vid-1 mungon analiza e troponinës, SPAK të hetojë sa më parë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Në spitalin Covid-1 mungon analiza e troponinës, që sipas tij, është tejet e nevojshme në kardiologji,” deklaroi sot ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia.

Përmes një postimi në Facebook, Spahia i bën thirrje SPAK të hetojë sa më parë autoritetet, teksa thekson se po keqmenaxhojnë pandeminë e koronavirusit.

Denoncimi i plotë i Bardh Spahisë:

SPAK TE HETOJE SA ME PARE AUTORITETET PER KEQMENAXHIMIN E PANDEMISE!!!

Megjithe urdherat e kercenimet e militanteve partiake ne institucionet shendetesore, situata kaotike ne menaxhimin e kesaj pandemie nuk fshihet dot! Vijojne mungesat ne spitalin Covid1, analiza e troponines tejet e nevojshme ne kardiologji, pasi sherben, per matjen e niveleve te kesaj enzime ne gjak. Konkretisht verifikon demtimet e muskulit kardiak, ne rastet e iskemive cardiake dhe infarkteve. Kjo analize behet akoma me e rendesishme kur eshte faktuar tashme se keto demtime jane shpesh edhe pasoja te konstatuara nga prekja e organizmit prej Covid-19. Kjo mungese ne situate kritike pandemie eshte e pabesueshme!!! Sic shihet nga denoncimet, investimi me i madh behet per ta fshehur kete situate, e jo per ta vene nen kontroll!

Mungesa e transparences, e vetmja strategji e kesaj qeverie fsheh nje kolaps qe vazhdon sepse nuk ka vullnet per ta vene nen kontroll! SPAK duhet te nxjerre nga sirtaret dosjet e denoncimeve qe ne nisje te pandemise dhe te hetoje edhe kete situate te re qe po shperfaqet prej dy javesh. Heshtja e qeverise vijon e pacipe ndersa numri i viktimave rritet bashke me denoncimet si te familjareve, ashtu edhe te mjekeve te pergjegjshem! Kjo situate duhet hetuar, sic po ndodh edhe ne vende te tjera, me me pak problematika. Pergjegjesit duhet te dalin para drejtesise e mos te bejne me teper dem ne drejtim te shendetit dhe jetes te qytetareve!

Lexo edhe :  Zotohet Berisha/Do detyrojmë Ramën për qeveri teknike! Shqiptarët të luftojnë me çdo çmim

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Kush mund ta zëvendësojë Berishën, si kryetar partie?/ Deputeti demokrat jep emrat

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri i ftuar në Quo Vadis, ka komentuar situatën politike brenda PD. I...

Tuna rrëfen për herë të parë: Divorci me Patrisin dhe sfidat si nënë e vetme

E ftuar në emisionin “The Dalina Show”, Tuna na hapi një dritare drejt jetës së saj më private dhe sfidave që ka përballuar si...

Marrëveshja me Italinë/ Mbërrin në Shqipëri anija me 27 emigrantë

Sot u sollën 27 emigrantë të tjerë nga Italia në Shqipëri. Anija e Marinës Ushtarake italiane, u nis mëngjesin e së martës nga porti...

Pse e ndryshoi papritur avokatin, Ilir Meta?

Ilir Meta ka marrë vendimin për të pasur një avokat të ri, Kujtim Cakranin. Më herët Ilir Meta kishte të njëjtin avokat që ka Sali...

VIDEO/ Momenti kur SpaceX Startship del jashtë kontrollit gjatë fluturimit

Një tjetër anije kozmike e SpaceX u shkatërrua mbi Oqeanin Indian, duke përfunduar një tjetër fluturim provë të dështuar të raketës së Elon Musk për të udhëtuar në Mars. Anija kozmike u nis...

Lajme të tjera

Web TV