Ndahet nga jeta vëllai i presidentit amerikan, Robert Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robert Trump, vëllai më i vogël i presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka vdekur në moshën 71 vjeçare. Lajmin e konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

“Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më i mirë”- tha në një deklaratë të shtunën Donald Trump. Mediat raportuan se Robert Trump ishte shtruar në një spital në New York në gjendje të rëndë, por nuk u bë e qartë se nga se vuante.

“Me hidhërim të thellë, njoftoj se vëllai im i mrekullueshëm, Robert, paqësisht u nda nga kjo botë. Ai do të jetë një mungesë e madhe, por ne do ta takojmë sërish. Kujtimet e tij do të mbesin të gjalla në zemrën time përgjithmonë. Robert, të dua shumë. Pusho në paqe”- ishin fjalët e presidentit Trump për humbjen e vëllait.

Edhe djali i Donald Trump, Eric bëri homazhe për Robertin. “ Robert Trump ishte njeri i dashur dhe i fuqishëm. Ai do i mungojë shumë të gjithë familjes”- shkruan në Twitter Eric./Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

“Gruan e vrava se më tradhtonte”/ Flet për herë të parë 40-vjeçari shqiptar

Ky është vendi ku u lokalizua dhe u arrestua i fshehur Pandeli Nakoleci, shqiptari 40-vjeçar në foto, që akuzohet...

“Trupi i Faikut është në dollap dhe po prishet”, letrat e Fan Nolit drejtuar Enver Hoxhës

“Letërkëmbimi i Fan Nolit” na sjellë korrespodencën e Nolit mes Enver Hoxhës dhe Sejfulla Malëshovës për amanetin që i kishte lënë Faik Konica. Libri “Letërkëmbimi...

Babai u vrau të ëmën para syve, postimi rrëqethës i vajzës së 36-vjeçares shqiptare

Fëmijët e gruas 36-vjeçare në Volos, e cila u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar mëngjesin e së premtes, më 22 gusht, u përballën...

Ndahet nga jeta gazetari Artur Zheji

Gazetaria shqiptare në zi pas ndarjes nga jeta të një prej emrave më të njohur të saj, Artur Zheji. Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen...

Hamilton optimist tek Ferrari: “Kemi gjithçka duhet për të fituar titullin në vitin 2026”

Me synimin e tij të vendosur në gjysmën e dytë të sezonit, Lewis Hamilton nuk hezitoi të tregonte besimin e tij të plotë në...

Lajme të tjera

Web TV