Si e zgjidh krizën informimi mediatik? Nga Artan Fuga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artan Fuga
Greqia pranon 700 vetë në një pikë kufitare, dhe 300 në tjetrën, ose pak a shumë kështu.

E ku qenka problemi? Nuk është shkak fare për të krijuar kriza dhe dyndje masash që robtohen në kufi.

Mjafton çdo orë ne mediat kombëtare dhe ato lokale, tv, radio, etj., për disa ditë nga mëngjesi në darkë të jepet cdo orë informacioni i financuar nga dikasteret përkatëse me tre items fare të thjeshtë:

1. Sa vetë kanë kaluar deri në atë orë kufirin në çdo pikë?
2. Sa makina janë në radhë ende pra, sa vetë përafërsisht tashmë janë në radhë për ta plotësuar numrin e kuotës?
3. Sa minuta në radhë i duhet të presi i fundit në radhë deri në atë çast?

Autoveturat kanë radio, nuk janë karroca tërhequr nga gomerë. Kushdo që nga shtëpia në cdo orë të ditës kështu e di nëse ja vlen të niset drejt kufirit apo jo. T’a vazhdojë rrugën për në kufi apo jo. Nëse e sheh që e ka të pamundur t’a kalojë nuk niset atë ditë ose kthehet nga rruga. Po qe se nuk e bën, le të vijë pastaj nëpër ara dhe gërxhe.

Fare lehtë të llogaritshme nga shërbimet publike në kufi.

Krizat e këtij lloji vijnë nga asimetria e informacionit midis shërbimeve publike dhe qytetarit. Shërbimet publike dinë gjithçka kurse qytetari nuk di asgjë!

Përgjithësisht informacioni mbi qarkullimin rrugor është fare i munguar. A mund të nisim të bëjmë atë që realizojnë kaq mirë shoqëritë e qytetëruara që nuk e trajtojnë qytetarin si qen rrugësh?
Me këto mbushini mediat, informacione utilitare për qytetarët për të mos lejuar krizat, jo me propagandë dhe lajme politike që nuk i duhen as dreqit, as me batuta meskine pa pikë vlere.

Lexo edhe :  Shqipëria prezanton pozicionin negociues për Grup-kapitullin 5 me BE-në

Paguani mediat për informacione të përditësuara dhe të freskuara çdo orë me rëndësi publike!

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV