E infektuar me virus, motra e aktores së famshme në gjendje të rëndë

Aktorja e famshme, Sharon Stone, ka zbuluar se motra e saj e vogël, Kelly është infektuar me Covid-19.

Sharon ka zbuluar pamjet e frikshme nga dhoma ku duket motra e vetmuar dhe një tub gjigand oksigjeni dhe bën me faj të gjithë ata që nuk mbajnë maskë.

“Motra ime Kelly, e cila ka edhe lupus, tani është me Covid-19. Kjo është dhoma e saj në spital. Një nga ju të ‘jo-maskave’ ia bëri këtë. Ajo nuk ka sistem të fortë imunitar. I vetmi vend ku ka shkelur është një farmaci.

Nuk bëhet testim në qarkun ku ajo banon nëse nuk shfaq simptomat. Por edhe nëse e bën testin do duhet të presësh 5 ditë. A mund të përballeni ju me këtë dhomë, vetëm? Vendosni një maskë! Për veten dhe të tjerët. Ju lutem”, shkruan Stone.

Motra e saj mendohet se është shtruar në një spital në Miami, ndërsa disa ditë më parë u izolua pasi u kthye nga një udhëtim së bashku me bashkëshortin e saj./Sa.Ka/Fjala.al