Meta publikon paralajmërimin e ambasadës shqiptare në Greqi, Ministria jonë e Jashtme ‘gjumë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka publikuar pak më parë letrën e Ambasadës tonë në Athinë drejtuar autoriteteve më datë 5 gusht, ku paralajmëronin masat e reja.

Meta shkruan se autoritetet e kanë kryer me korrektësi paralajmërimin e menjëhershëm të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ende në detyrë, Edi Rama.

Ndër të tjera Meta i ka kërkuar edhe një herë ndjesë qytetarëve, të cilët vuajtën në mënyrë çnjerëzore për 4 ditë në pritje, duke thënë se ata vuajtën sepse Rama po pushonte për ‘shtatë palë qejfe’.

Falënderoj autoritetet greke për korrektësinë e tyre! Falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, që ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ende në detyrë, z.Rama.

Edhe njëherë NDJESË TË GJITHË BASHKËQYTETARËVE TANË, të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe,” shkruan Meta.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV