Testimet në Shqipëri/ Tritan Shehu: Të kalohet shifra e 2500 testimeve në ditë, me 500 më mirë mos bëni fare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tritan Shehu, ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë e PD, tha se numri i testimeve aktuale ditore në Shqipëri nuk vlen.

Shehu thotë se testimi në Shqipëri do të filloj vërtet kur të kryhen të paktën 2500 teste në ditë.

Sipas tij, me 500 teste në ditë nuk ka përfitim shëndetësor dhe të dhëna që mund të përdoren, pasi pozitiviteti del 24% ose 23- 25%, kurse Italia ruan pozitivitet 2-4%.

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Ne Shqiperi nuk po realizohet asnje “testim” per Covid!

Shikoni me vemendje, sot raportohen 119 raste te reja dhe 501 testime PCR, pra pozitiviteti i tyre eshte reth 24%.

I njejti raport edhe dje edhe pak dite me pare, rritet apo ulet numri i testimeve po ashtu leviz dhe numri i rasteve te reja duke ruajtur gjithemone nje pozitivitet nga 23- 25%.

Ketu nuk kemi te bejme me testim te popullesise, ne kete menyre me mire mos “testoni” fare se keshtu nuk mund te nxjerresh asnje te dhene te perdoreshme nga shifrat e prodhuara, pothuajse zero perfitim shendetesor.

Italia sot kishte nje pozitivitet ne testimet 3%, duke ruajtur ne terresi nje diapazon 2-4%.

Vetem nje testim i tille mund te te jape te dhena te vlefshme jo vetem per strategji, por edhe per identifikim, ndjekje kontaktesh, izolim e mjekim me tej.

Me 500 testime ne dite e nje pozitivitet te tille nuk eshte bere asgje, nuk ka testim te vertete, nuk ka ndjekje kontaktesh as per personat shume te aferte te rasteve, nuk ka dubel testim, nuk ka testim te rasteve te sheruara (prandaj keto dalin shume te ulta), nuk ka kerkim ne institucionet shendetesore ashtu sic nuk ka kerkim ne teresi, pra nuk ka asgje apo ndryshe si i thone behet nje “vrime ne uje”, cdo gje eshte jashte kontrollit!

Lexo edhe :  Digjet “Syri i Kaltër”, flakët në parkun natyror vijojnë, evakuohen 500 turistë

Ne kushtet epidemiologjike ku ndodhemi testimi do filloje ne Shqiperi kur te kalohet shifra e 2500 testeve ne dite me PCR.

Ndersa per testimet imunologjike te filluara ne QSUT as nuk flitet me, jane haruar, ndoshta qe kur pyetem per llojin e kiteve te perdorura!

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2748609875375993&set=a.1412652082305119&type=3&theater

 

Të fundit

Trump zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn pas takimit me Putin

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin ukrainas,...

Parashikimi i motit, 16 Gusht 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e...

Trump vlerëson samitin: Putin është një djalë i fortë, ishte një takim shumë i ngrohtë

Presidenti amerikan Donald Trump e vlerësoi samitin e tij të ndjekur nga afër të premten me Presidentin rus Vladimir Putin me “10” nga 10...

Ndërsa Netanjahu e lë Gazën të vuajë urinë, në Izrael ka një betejë krejt tjetër

Këtu në Tel Aviv, plazhet dhe restorantet janë plot. Në këtë atmosferë shpërqendrimi, kryeministri po luan lojërat e tij të pushtetit dhe po pastron...

Surpriza e samitit/ Çfarë është “Bisha” që bashkoi Trump dhe Putin

Është jashtëzakonisht e pazakontë të shohësh udhëheqësit e dy superfuqive duke udhëtuar në të njëjtën limuzinë. Kur Trump dhe Putin zbritën nga skena, presidenti amerikan...

Lajme të tjera

Web TV