VIDEO/Triumf me përmbysje, Sevija prek finalen dhe çon “Djajtë e kuq” në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sevija ka siguruar një biletë për në finalen e Ligës së Evropës, pasi ka triumfuar me përmbysje përballë Mançester Junajtid në “Rhein Energie Stadion” të Këlnit në Gjermani.

Pesë herë kampionët e Ligës së Evropës kanë arritur të fitojnë me rezultatin 2-1 përballë “Djajve të kuq”, duke i eliminuar këta të fundit nga gara.

Britanikët filluan mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh falë një penalltie të shënuar edhe një herë nga Bruno Fernandes (9’), por spanjollët barazojnë me një aksion vërtetë të bukur të finalizuar nga ish-milanisti Suso në minutën 26.

Kur të gjithë prisnin që Junajtid të shënonte golin e dytë, ishte Luk De Jong ai që i shtangu të gjithë më minutën e 78-të, duke i siguruar kualifikimin andaluzianëve për herë të gjashtë në finalen e Ligës së Evropës.

Sevija do të ndeshet në finale me fituesin e sfidës tjetër mes Interit dhe Shaktjar Donjeck.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një...

Takimi Zelensky-Putin, në skenë del… Budapesti

Shtëpia e Bardhë po e shqyrton kryeqytetin hungarez Budapestin si një vend për të pritur një samit të mundshëm trepalësh midis Presidentit të SHBA-së...

“Çfarë dreqin po thotë ky?!” Giorgia Meloni bëhet virale

Kryeministria italiane Giorgia Meloni ka qenë një prej politikanëve të rëndësishëm, që morën pjesë në takimin me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, për...

Vala e fundit e të nxehtit shkakton mbi 1000 vdekje në Spanjë

Spanja është goditur nga një valë ekstreme të nxehti nga 3 deri më 18 gusht, e cila ka rezultuar më vdekjeprurësja deri më tani,...

Liverpool ofron shifrën rekord për Alexander Isak

Liverpool jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga transferimi i Alexander Isak, pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të Newcastle, por klubi i kuq po...

Lajme të tjera

Web TV